E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Hu Xhintao me rastin e Festës Kombëtare të Kinës.

1 tetor 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Hu Xhintao me rastin e Festës Kombëtare, në të cilën shpreh urimet më të ngrohta e miqësore.

“Duke nënvizuar me kënaqësi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit që ekzistojnë midis dy vendeve tona, më lejoni, t’Ju siguroj se ato shërbejnë si bazë për të shkuar drejt një bashkëpunimi më intensiv në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë në të mirë të dy vendeve dhe popujve tanë miq.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›