Presidenti Topi pret Presidentin e Senatit të Republikës çeke, Premysl Sobotka.

7 tetor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në ambjentet e Pallatit të Brigadave, Presidentin e Senatit të Republikës së Çekisë, Premysl Sobotka, si dhe delegacionin, që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë.
Kreu i shtetit shqiptar dhe Presidenti i Senatit çek vlerësuan në këtë takim marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Çekisë si dhe shprehën interesin e përbashkët për zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë për dy vendet, sidomos në aspektin e zhvillimit të ekonomisë, turizmit, shkëmbimeve tregtare, etj. Presidenti Topi theksoi se kësaj do i shërbente në politikë më liberale e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, duke filluar nga kategori të caktuara si dhe vendosja e një linje direkte ajrore mes dy vendeve tona. Gjithashtu, në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë, Kryetari i Shtetit theksoi rëndësinë që merr në këtë kontekst diplomacia parlamentare. Sipas Presidentit Topi, shkëmbimet e ndërsjella të strukturave të ndryshme të dy parlamenteve do të shërbenin dhe për shkëmbim eksperience sa i përket përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së në kuadër të integrimit evropian. “Shqipëria e vlerëson shumë eksperiencën integruese të Çekisë në BE, dhe e shikon me shumë interes mbështetjen e saj ndaj rrugës së proceseve integruese të Shqipërisë”, – u shpreh Kryetari i Shtetit.
Në vijim të bisedës, Presidenti i Republikës u ndal në disa prej zhvillimeve më kryesore në vend, ku vëmendje e posaçme iu kushtua ecurisë së reformave kushtetuese, zgjedhore dhe reformës në drejtësi, si faktorë të rëndësishëm në nxitjen e proceseve integruese të Shqipërisë. Në këtë kuadër, Presidenti Topi vlerësoi mbështetjen që Çekia i dha Shqipërisë për marrjen e ftesës për anëtarësim gjatë Samitit të Bukureshtit, si dhe shprehu besimin në ratifikimin e Protokolleve për Anëtarësim në NATO nga pala çeke duke marrë sigurimin se ky ratifikim do të bëhet brenda muajit tetor. Presidenti Topi vuri në dukje dhe rolin e rëndësishëm dhe moderator që luan Shqipëria dhe faktori shqiptar në Ballkan për paqen, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e tij ekonomik, duke e falenderuar zotin Sobotka edhe për mbështetjen e Republikës Çeke dhënë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë nga ana e saj.
Nga ana e tij, Presidenti i Senatit të Republikës së Çekisë, Premysl Sobotka, falenderoi Presidentin e Republikës për këtë pritje të ngrohtë dhe për bashkëbisedimin e frytshëm, vlerësoi përpjekjet dhe arritjet e Shqipërisë në rrugën e reformimit të gjithanshëm dhe në kuadër të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.
Zoti Sobotka e siguroi Presidentin Topi për mbështetjen e plotë të shtetit çek në drejtim të plotësimit të aspiratave integruese të vendit tonë, duke shprehur njëkohësisht edhe gatishmërinë për të ofruar e ndarë së bashku ide, pikëpamje dhe përvojat integruese si edhe bashkëpunim të gjithanshëm, sidomos nëpërmjet shkëmbimit të vizitave të niveleve më të larta dhe ato mes komisioneve reciproke parlamentare.