E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin Këler me rastin e Festës Kombëtare të Gjermanisë.

3 tetor 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Horst Këler me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin i dërgon përshëndetjet e sinqerta dhe urimet më të mira për lumturi dhe begati.

"Marrëdhëniet, tradicionalisht shumë të mira, midis Gjermanisë dhe Shqipërisë kanë njohur zhvillime të vazhdueshme dhe intensive, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh. Duke shprehur vlerësimin për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në përpjekjet e saja për t’u integruar në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe duke shpresuar në vazhdimin e mëtejshëm të kësaj mbështetjeje, më lejoni Shkëlqesi, t’Ju konfirmoj angazhimin e vendit tim për të ecur me vendosmëri në këtë rrugë.

Me bindjen se kontributi Juaj për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe do të jetë i dukshëm, Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!" - theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›