E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pershendet inaugurimin e Qendres se Dokumentacionit te Keshillit te Larte te Drejtesise.

5 tetor 2010

Nen kujdesin e Presidentit te Republikes dhe njekohesisht Kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise Prof. Dr. Bamir Topi se bashku me Ambasadorin e Mbreterise se Spanjes ne Shqiperi Manuel Montobio de Balanse u zhvillua sot ne mjediset e Hotel Tirana International ceremonia e inaugurimit te Qendres se Dokumentacionit te Keshillit te Larte te Drejtesise.

Kjo veprimtari u organizua ne kuader te projektit Mbeshtetje ne forcimin e Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi te Agjensise Spanjolle te Bashkepunimit Nderkombetar per Zhvillim. Ne te ishin te pranishem Kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj Kryetarja e Gjykates se Larte te Malit te Zi Vesna Medenica Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama Zevendeskryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu anetare te te Keshillit te Larte te Drejtesise se Mbreterise se Spanjes perfaqesues te Trupit Diplomatik te akredituar ne vendin tone si Ambasadori hungarez Sandor Molnari Ambasadorja gjermane Karola Myler-Holtkemper Ambasadori i ri i OSBE-se Eugen Volfart kryetare nga te gjitha gjykatat e vendit gjyqtare juriste etj.

Ne prani te tyre Presidenti i Republikes mbajti fjalen e rastit ne te cilen u shpreh

Shkelqesi Ambasadore
E nderuar Kryetare e Gjykates se Larte te Malit te Zi
Te nderuar Zonja e Zoterinj

Se pari deshiroj te bej nje falenderim te vecante per qeverine e Mbreterise se Spanjes e cila beri te mundur qe ne linjen e nje bashkepunimi tradicional te realizoje se bashku me Keshillin e Larte te Drejtesise nje projekt i domosdoshem per kohen por ne nje funksion multilateral jo thjesht per sistemin e drejtesise por per mjaft kategori qofshin keto institucionale qofshin keto publike Nje falenderim te vecante do te doja te jepja per Ambasadorin Montobio i cili ka qene vertet nje interlokutor mjaft i gjalle shume i kualifikuar dhe ne menyre specifike per ceshtje te drejtesise u be nje ndihme dhe mbeshtetes i vyer jo vetem per ata qe kane bashkepunuar per kete projekt por per tere sistemin e drejtesise nepermjet apeleve nepermjet mesazheve nepermjet komunikimit nepermjet hapjes se mundesive te bashkepunimit te metejshem. Deshiroj te falenderoj edhe te gjithe ata qe e modeluan projektin dhe e bene te perdorshem ne kete ceremoni publike ku besoj te gjithe ndihen te gezuar. E dyta do ta konsideroja ne linjen e nje vleresimi mjaft te rendesishem per ate cka po realizojme ne sot. Kemi diskutuar gjere e gjate per shume gjera por ne menyre te vecante per nevojen e nje informatizimi te sistemit te drejtesise. Ngritja e Qendres se Dokumentacionit Gjyqesor perben padyshim nje arritje per kushtet e Shqiperise por besoj jo vetem per Shqiperine por edhe per vende te cilat jane ne kete sfide te rritjes se teknologjise se akumulimit te informacionit dhe dhenies se aksesit per gjyqtaret dhe per publikun. Une do ta vleresoja mjaft te rendesishem per shume kategori ne radhe te pare per sistemin e drejtesise per gjykatesit te cilet do te kene nje mundesi nje pike te rendesishme referimi per tu orientuar ne te gjithe retrospektiven e vendimeve gjyqesore te personazheve por edhe te mundesive per te akumuluar ne dhenien e vendimeve te radhes. E dyta qe eshte shume e rendesishme - kjo do te ishte ne funksion te publikut - gjithmone eshte folur dhe sidomos kohet e fundit flitet per drejtesine flitet per nevojen qe drejtesia te jete transparente flitet per nevojen qe drejtesia te jete ne nje nivel komunikimi me publikun flitet per nje drejtesi e cila duhet te jete realisht jo vetem e pavarur por duhet te jete sikurse e ka fjalen e drejte pra nje akses i rendesishem per publikun i cili nga kushtet e shtepise apo te institucioneve - te cilat kane mundesi tua ofrojne kete sherbim - mund te lidhen drejtperdrejt e te shikojne te marrin informacione qe per hir te se vertetes ne mjaft raste mungojne mund te jene te deformuar dhe mund te marrin karakterin e nje informacioni qe nuk u takon koheve moderne. Se treti ky projekt ky sherbim do ti vleje institucioneve shqiptare te cilat kane mundesi qe te futen ne nje network te komunikimit online per te pare te gjithe menyren e dhenies se vendimeve te cilat pashmangshmerisht lidhen dhe me to. Se katerti do ti vlente shume politikes do ti vlente shume politikaneve te cilet artikulimet me vendimet e tyre me mesazhet e tyre do ta bejne me te bazuar do ta bejne me pika referimi te shendosha te qarta dhe institucionale dhe kjo jepet nepermjet ketij projekti. Se pesti mendoj qe ky projekt i sherben te gjithe publikut ne teresi dhe partnereve qe ne raportet e tyre patjeter marrin ne konsiderate edhe performancen e sistemit te drejtesise.

E thane parafolesit nuk deshiroj te zgjatem eshte nje hop i rendesishem cilesor dhe eshte nje hap te cilin ne duhet ta benim. Por asnjehere nuk eshte vone. E rendesishme eshte qe eshte bere ky hap por shume e rendesishme eshte qe ky hap patjeter te absorbohet nga secili gjyqtar.

Sot ne realizojme hapin e pare te transparences dhe kjo transparence vlen jo thjesht per ate qe ne i japim publikut por vlen edhe per vete gjyqtaret te cilet sot e tutje do te jene shume me te pergjegjshem edhe per te gjykuar edhe per te bere per te dhene vendimin por edhe per te bere vendimin. Sepse vendimi sot nuk do te jete me nje vendim i mbyllur neper sirtare por do te jete nje vendim i dhene per publikun dhe per koleget e tyre. Por eshte nje mundesi tjeter edhe per gjyqtaret e rinj te cilet sot nepermjet ketij projekti nepermjet ketij komunikimi online mund te kene pika refermi te rendesishme per studimet e tyre. Pra sikurse e shikojme - ju jeni vete profesioniste te fushes - ne te gjithe sot kemi nje akses me shume kemi nje akses sipas interesave specifike te secilit por dhe te interesit te pergjithshem.

Vijme ne nje moment tjeter qe eshte shume i rendesishem. Vertet ne po realizojme kete projekt nderkohe qe shume vende te tjera e kane bere por po e realizojme fale edhe ndihmes se partnereve. Jemi ne nje moment kur vertet ndihma na duhet buxhetet na duhen por duhet dhe ne te jemi me te motivuar te jemi me vizionare te shohim me larg ti parashikojme gjerat me heret te jemi me konsistente ne te gjithe kete lloj bashkepunimi pra duhet qe me fjale te tjera me fjale me te thjeshta duhet me shume mbeshtetje per sistemin e drejtesise i cili me shume se cdo element tjeter sot perflitet me shume perflitet me te drejte por mund perflitet edhe pa te drejte. Pra qe te kemi nje pozicion me objektiv per te gjykuar gjithesecilin per te gjykuar sistemin e drejtesise individe te vecante duhet patjeter qe te kemi nje baze te dhenash dhe kete database sot e jep ky projekt kaq i rendesishem. Dhe une deshiroj tju falenderoj per kete pune qe keni bere dhe ti inkurajoj te gjithe qe ky projekt i demonstruar sot ne menyre shume profesionale tu sherbeje te gjithe gjyqtareve qe hap mbas hapi te ambientohen me kete projekt sepse sot eshte vetem prezantimi te behen pjese e plotesimit dhe realizimit te kesaj metodologjie bashkekohore. Deri me sot sipas informacioneve qe kam jane akumuluar 175 mije vendime. E paimagjinueshme. Edhe njeriu qe ka ne memorje tere karrieren e vet tere retrospektiven e vendimeve eshte e pamundur te mbaje mend gjithcka. Kjo qender na jep mundesi qe ne nje moment duke shfrytezuar teknologjine te azhornohemi te orientohemi por te behemi edhe me te pergjegjshem. Te behemi me te pergjegjshem per vendimin e dites se neserme te behemi me te pergjegjshem qe vendimi i dites se neserme te jete me i kualifikuar se nje vendim i meparshem. Pra me pak fjale sot une ndihem i gezuar sikurse edhe ju per nje mundesi me shume dhe per nje hap te bere ne drejtimin e duhur.

Edhe njehere urime dhe suksese

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›