Presidenti Topi uron Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Barak Obama për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane 2008.

5 nëntor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi sot një mesazh urimi Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama për fitimin e garës presidenciale.
“I nderuar Zoti President i zgjedhur,
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj urimet më të përzemërta dhe më miqësore me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e lartë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Dëshiroj të shpreh besimin se miqësia, partneriteti dhe niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve midis dy vendeve tona do të vazhdojë të konsolidohet e të zhvillohet më tej në interes të aspiratave të dy popujve tanë dhe të përpjekjeve të përbashkëta për demokraci, liri, paqe dhe zhvillim.
Gjej mundësinë, Zoti President i zgjedhur, të shpreh edhe një herë mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që vendi Juaj i madh i ka dhënë popullit shqiptar në përpjekjet e tij për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike dhe për të marrë përsipër angazhimet e rëndësishme në përballjen e sfidave rajonale dhe globale përkrah popullit mik amerikan.
Populli shqiptar është i vendosur të vazhdojë rrugën e tij për krijimin e një shoqërie të vlerave të demokracisë e të lirisë, për ndërtimin e shtetit të së drejtës e të institucioneve të pavarura, për organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve, për thellimin e reformave në fushën e drejtësisë dhe për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar.
Duke Ju uruar edhe një herë suksese në misionin Tuaj të rëndësishëm, duke Ju dërguar përshëndetjet më të ngrohta për Ju dhe popullin amerikan, pranoni, i nderuar Zoti President i zgjedhur, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.