Presidenti Topi përshëndet takimin “Roli i Akademisë së Shkencave në proceset integruese të Shqipërisë”

9 mars 2011
Me ftesë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ishte sot i pranishëm në takimin “Roli i Akademisë së Shkencave në proceset integruese të Shqipërisë”. Në këtë veprimtari morën pjesë akademikë, rektorët dhe dekanë të universiteteve shtetërore dhe private të vendit, intelektualë të fushave të ndryshme, etj.
Në përshëndetjen e tij me këtë rast, Presidenti Topi u shpreh:
I nderuar zoti Beqiraj,
Të nderuar Akademikë,
Të nderuar Profesorë,
Zonja e zotërinj,
Padyshim është një kënaqësi e veçantë që ndodhem këtu, sigurisht në një ambient elitar, intelektual, sikurse është jo vetëm misioni i Akademisë së Shkencave, por edhe përbërja e tyre. Të vish në Akademinë e Shkencave patjetër është një përgjegjësi e veçantë, jo thjesht për detyrën institucionale që Ti mbulon, por një përgjegjësi e veçantë për të qenë koherent në të gjitha sfidat dhe detyrat që ka Akademia e Shkencave si institucion.
Padyshim, së pari një vlerësim për të gjithë brezat e akademikëve, që i kanë dhënë jetë këtij institucioni, që e kanë bërë këtë një institucion emblematik, pikërisht për ato që nuk perceptohen thjesht nga syri i qytetarit apo dhe i institucioneve të tjera. Jemi në një moment kur bashkohen dy ngjarje të mëdha, 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, por dhe 40-vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave. Pra, janë dy ngjarje që e bëjnë që ky institucion së pari, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e tjera të shtetit, të motivohet, të përgatitet, në mënyrë që këto ngjarje jo vetëm të festohen, por gjatë këtyre dy ngjarjeve të kemi shansin për të rishpalosur interesat e mëdha kombëtare, rrugën që ka përshkruar Shqipëria, natyrisht rrugën e vështirë, nëpërmjet përpjekjeve të mëdha të të gjithë popullit, por në një përpjekje shumë të veçantë të intelektualëve, ku besoj ekstrakti i të cilëve ka qenë i pranishëm në të gjithë brezat e Akademisë së Shkencave.
Të flasësh sot këtu për sfidat e integrimit dhe për rolin e Akademisë së Shkencave, padyshim mund të flitet shumë. Ka shumë këndvështrime, sepse është vetë natyra e Akademisë së Shkencave që mbulon një veprimtari në një diapazon shumë të gjerë, mjaft kompleks, edhe për vetë natyrën e shkencës duhet të penetrojë edhe në thellësi, pra të mos bëjë vetëm një trajtim sipërfaqësor të gjërave, por secili në fushën e tij shkon thellë e më thellë. Por, duke e lidhur me sfidat e kohës, duke e lidhur me rolin e Akademisë së Shkencave në të gjithë infrastrukturën institucionale të shtetit shqiptar, besoj se është momenti ta ripërsërisim që Shqipëria, gjatë këtyre njëzet viteve të tranzicionit demokratik, ka përballuar mjaft sfida, por do të thoja, meqënëse jemi të fokusuar tek tema e integrimit, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.
Ne sot jemi vend i NATO-s, mund ta ripërsërisim këtë, pa i shkaktuar terma inflacioniste, sepse është një arritje e madhe e Shqipërisë, është një arritje e madhe e popullit shqiptar, i institucioneve, por edhe i intelektualëve dhe e shkencës shqiptare. Kur shkojmë diku, natyrisht që merita është e të gjithëve. Nëse nuk arrijmë diku, padyshim që duhet parë si një difekt tek gjithësecili. Jemi një vend që presim të marrim statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe kjo është një arritje e madhe. Nuk dëshiroj t’u kthehem këtyre temave, sepse këto tema janë të përditshme, sidomos në vokabolarin e politikës. Por, në sensin e përdorimit praktik të këtij termi, por edhe të fokusimit dhe etikës së referimit për në Evropë, patjetër gjithësekush, çdo institucion duhet ta shohë në mënyrë specifike. Unë vlerësoj të gjitha referimet që u bënë këtu, sepse sikurse thashë, secili ka kapur një linjë shumë të rëndësishme të veprimtarisë së tij, si akademik, por edhe në fushën ku ai vepron dhe studion.
Unë mendoj që roli i Akademisë së Shkencave, jo thjesht në linjën e integrimit, por në të gjithë veprimtarinë e vet është mjaft i rëndësishëm, sidomos në një mjedis i cili ndonjëherë, për të mos thënë shpeshherë, intoksikohet nga çështje rutinë, nga çështje që kalojnë pa vëmendje, çështje që nuk memorizohen. Intoksikohet nga debate ku, jo një akademik, jo një profesor, jo një intelektual, por edhe një njeri me formim mesatar do të mërzitej, do të ofendohej për të absorbuar atë lloj debati. Gjatë këtyre njëzet viteve, të gjitha institucionet patjetër kanë qenë në sfida të rëndësishme. Çdo individ është përballur me sfidën e integrimit të tij në shoqëri, sepse sikurse e kërkon rregulli i matematikës, fillimisht kryhen veprimet brenda kllapës, pastaj jashtë kllape. Kështu që secili kërkon të prezantojë veten e tij në mënyrë dinjitoze në shoqëri dhe të gjithë së bashku përbëjmë atë masën kritike, pozitive, që do të bënte të mundur që të gjithë së bashku të integrohemi në familjen evropiane, mbi bazën e standardeve dhe vlerave evropiane. Kështu që roli i Akademisë së Shkencave në mjaft çështje të rëndësishme, padyshim roli i një akademiku dhe i Akademisë së Shkencave nuk mund të shkojë për të ulur standardin dhe për të qenë pjesë e debateve, të cilat nuk rezultojnë të frytshme. Por, roli i Akademisë së Shkencave, sidomos në ato momente kur diskutohen çështje mjaft të rëndësishme me rëndësi kombëtare, të identitetit kombëtar, që kanë të bëjnë me gjuhën, kanë të bëjnë me kulturën, kanë të bëjnë me sfidat e integrimit rajonal, kanë të bëjnë me një debat artificial që shkaktohet nga homologët e vendeve të tjera për çështje substanciale historike, për çështje që prekin identitetin, për çështje që prekin memorjen mijëravjeçare të kombit shqiptar, atëherë që roli i akademikut duhet të jetë prezent. Nuk mjafton të themi çfarë mendojmë, çfarë konsumojmë në rrethe të ngushta, por kjo duhet të demostrohet pikërisht në atë që është bërë elementi më i rëndësishëm i komunikimit modern sot, në media. Unë gjithmonë, si një qytetar i thjeshtë, por edhe si institucion patjetër, ndjek sikurse të gjithë ju, të gjitha debatet që zhvillohen, sigurisht duke zgjedhur ato debate që të krijojnë më shumë mundësinë për të marrë informacion dhe për të parë se si perceptohet nga ata njerëz që janë të rëndësishëm në shoqëri. Por, kur debate të rëndësishme konsumohen nga njerëz që nuk e kanë kualitetin apo profilin, sigurisht që krijon pikërisht atë që s’duhet ta lejojë një akademik, një profesor, një intelektual, qartësinë institucionale, sepse të drejtën e çertifkimit institucional shkencor e kanë Akademia e Shkencave, e kanë Universitetet, e kanë rrethet intelektuale shkencore, të cilat janë të profilizuara. Kemi dëgjuar për debatin rreth gjuhës, rreth dialektit. Natyrisht, është roli i akademikëve, i atyre që merren me këtë punë. Kemi diskutuar rreth debateve për historinë dhe mjaft debate të tjera që unë nuk besoj që është vendi që unë t’i citoj, por që janë çështje të një sensibiliteti të lartë shoqëror. E shikon që janë të ndjeshëm edhe ata që janë me një formim minimal, edhe ata që janë me një formim mesatar, por edhe tek intelektualët, të gjithë shkojnë dhe sintonizohen, dhe sinkronizohen në një pikë. Pra, shqetësimi është i përgjithshëm, por atyre që duhet t’u dëgjohet fjala, atyre të cilëve ne duhet t’u referohemi, - e kam fjalën këtu jo thjesht qytetari i thjeshtë, por të gjitha institucionet, - është pikërisht ai institucion të cilin ne e kemi provuar të gjithë se bashku, institucion të cilin ne e mbështesim, institucion të cilin ne e kemi vlerësuar edhe në reformimin e tij, institucion i cili vërtet ka nevojë për më shumë fonde, por unë e di që po mbështetet. Ne të gjithë, në çdo aktivitet, në çdo veprimtari, kemi nevojë për më shumë fonde, por kjo lidhet dhe me mundësitë. Unë do të thoja që mbështetja për Akademinë e Shkencave ka qenë, është dhe besoj që do të jetë e nevojshme që të jetë më e madhe. Ka çështje të cilat lidhen me ekosistemet natyrore, që nuk janë të tilla thjesht për t’i shfrytëzuar për turizëm, por për çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, kanë të bëjnë me efektet e tyre tek mjedisi dhe tek qytetari, sikurse kanë qenë çështjet që kemi diskutuar, dhe një takim akademik në Malin e Zi, për problemet e basenit ujëmbledhës të Drinit, të Liqenit të Shkodrës, dhe në momente të caktuara këto kthehen, o në trauma shoqërore, ose shkaktojnë debate të forta politike. Dhe është në detyrimin e politikës, në detyrimin e institucioneve, që gjërave t’u bëjmë profilaksi nëpërmjet referencave shkencore, nëpërmjet mendimit të njerëzve që e njohin problemin, sepse mund të ndodhë diçka, por është akoma më e papranueshme kur një debat politik, aq më shumë kur këto debate realizohen në institucione, të cilat janë përfaqësuese, që në vend që të sjellin një mendim të qartë dhe tek njerëzit, tek elektorati, shkaktojnë kaos.
Kështu që unë, padashur të zgjatem shumë, sepse koha juaj është shumë e vlefshme, do të thoja që është në detyrimin e Akademisë së Shkencave që të shkojë tek elementët dhe tek çështjet më sensitive, që kanë të bëjnë me aktualitetin, por sidomos me të ardhmen, në të gjitha fushat, në të gjitha drejtimet. E kam konsideruar të një rëndësie të veçantë bashkëpunimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me Akademinë e Shkencave të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Greqisë, sepse janë vende me të cilat ne na ka lidhur fati dhe historia. Janë vende të cilat janë të projektuara, ashtu sikurse jemi projektuar edhe ne politikisht. Në rast se do të pyesësh për aspiratat politike të këtyre vendeve, të gjitha janë të orientuara në familjen euroatlantike. Në diskursin politik të ditës dhe në të gjitha takimet, ne e vlerësojmë si një arritje të jashtëzakonshme të politikës së institucioneve të këtyre vendeve për të qenë së bashku në integrimin euroatlantik. Por, kjo nuk do të thotë që secili vend, secila akademi, të mos ketë interesa të veçanta dhe kur i sinkronizon shkenca, kjo është një gjë e jashtëzakonshme, sepse të gjithë janë të motivuar në mënyrë shumë objektive, shumë realiste, për të kapur problemin dhe për ta trajtuar atë në mënyrë shumë shkencore, por kur tenton që t’i manipulojë politika, kjo kthehet patjetër në një sfidë të jashtëzakonshme, në radhë të parë të akademikëve, të njerëzve të ditur, të njerëzve ekspertë, që duhet të bëjnë menjëherë oponencën e tyre dhe ta demonstrojnë këtë në mënyrë shumë institucionale. Kështu që roli i Akademisë së Shkencave dhe në sfidat e kohës, të cilat janë sfidat e integrimit rajonal, por edhe euroatlantik, është besoj i jashtëzakonshëm.
Roli i Akademisë së Shkencave, i Profesorëve, i Universiteteve, padyshim që bëhet në një mjedis politik të caktuar. Gjithmonë, qoftë në dalje publike, por edhe në biseda, kam vlerësuar në mënyrë shumë specifike rolin e debateve televizive, rolin e medias, pa të cilën për shumë gjëra do të mbeteshim të painformuar, sidomos kur ndonjëherë komunikimi midis institucioneve nuk është ai që ne të gjithë presim. Kur flas për institucione, mos merrni në konsideratë institucione të veçanta për të aluduar. Jo! Flas në një konteskt të përgjithshëm, shumë parimor. Është media, e cila duhet vlerësuar për informacionin, por, sikurse ka pjesën pozitive, media duhet të ofrojë në debate të rëndësishme televizive, së pari njerëzit e ditur, sepse njerëzit e ditur orientojnë. Orientojnë në mënyrë të saktë tek faktet reale historike, por orientojnë çka është më e rëndësishmja, në një perspektivë të qartë. Sidomos, në një shoqëri kapitaliste, ajo që vlerësohet më shumë tek njerëzit që projektojnë zhvillimin ekonomik është aftësia për të parashikuar. Të kesh aftësinë për të parashikuar nuk është një dhunti thjesht natyrale, që vjen në mënyrë intuitive. Jo! Padyshim që është e para, por është dhe përgatitja dhe kjo përgatitje vlen për të orientuar jo vetëm vendimmarrjet politike, të cilat janë të detyruara t’i dëgjojnë njerëzit e dijes, por edhe grupet e interesit, që të ndërtojmë së bashku me to një të ardhme të garantuar.
Për të ardhur tek ai diskutim mjaft interesant, që ka të bëjë me rolin e rëndësishëm të Shkencave Juridike në forcimin e institucioneve, të institucionit të së drejtës, ju e keni parë që gjithçka në një shoqëri demokratike duhet të jetë shumë kompatibël me mendimin e kualifikuar. Por, realiteti është ai që e prekim të gjithë, është një realitet i cili ndryshon, evoluon, dhe patjetër të gjithë, pavarësisht nga trauma momentale, të gjithë pranojmë që ka një progres të padiskutueshëm edhe në këtë linjë. Ne duhet të bëjmë ç’është e mundur. Kur them ne, ne të gjithë së bashku. Njerëzit që janë nëpër institucione, njerëzit që janë nëpër universitete, intelektualët e heshtur, të cilët nuk preferojnë që të bëhen pjesë e debateve, ku etika e komunikimit, që është elementi bazal i një marrëveshjeje intelektuale, ose ekziston me pakicë, ose nuk ekziston fare. Por kjo nuk do të thotë që intelektualët të rrinë në heshtje kur ndodhin gjëra të rëndësishme. Ju keni një të drejtë që ndonjëherë gjëra mjaft të rëndësishme realizohen pa sensibilizimin e duhur të këtyre qarqeve akademike, të rretheve akademike nëpër universitete, të intelektualëve që bëjnë jetë të lirë, atëherë kur preket dhe ai dokument themeltar i shtetit, atëherë kur ndryshimet kushtetuese mund të ndodhin, atëherë kur sinkronizohen orekset e politikës edhe brenda një nate, pa marrë në konsideratë se si bëhen, pse bëhen, çfarë kompatibiliteti duhet të kenë këto me ndryshimet e tjera eventuale, si janë standardet, - këtë e dhashë si shembull, sepse ky shembull ekziston. Nuk e kemi shumë të largët në diferencë kohore, por lind nevoja pastaj që, pa kaluar dy vjet, tre vjet, të themi që kemi nevojë të ndryshojmë prapë. Por unë mendoj që gjërat e mira realizohen në mënyrë gjakftohtë, gjërat e mira realizohen me një bashkëpunim shumë efektiv me njerëzit e ditur. Gjërat e mira realizohen kur opinioni publik sensibilisohet nëpërmjet mendjeve të ndritura të kombit, të cilat e bëjnë prezent edhe tek politika. Dhe është në interesin e politikës dhe të institucioneve që sa më shumë të konsultohet me akademikët, me Akademinë e Shkencave, me Profesoratet, atëherë edhe produkti politik do të jetë i garantuar dhe i absorbueshëm, dhe i implementuar mirë në të gjitha fazat e zhvillimit të Shqipërisë, që është një vend që pa diskutim shumë shpejt, - thashë pavarësisht traumave momentale, - shumë shpejt do të fitojë të drejtën e vet për të qenë anëtar i familjes evropiane.
Unë edhe njëherë ju falenderoj për ftesën. Gjërat janë shumë të larmishme për t’i prekur, për t’u futur edhe në ato fusha që unë vetë kam aplikuar, por padyshim që koha është kriteri më i mirë për të qenë dhe racional.
Edhe njëherë ju falenderoj shumë! Edhe urimet më të mira!