E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi niset për një vizitë zyrtare në Maqedoni

9 mars 2011

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi në krye të një delegacioni zyrtar, me ftesë të homologut të tij maqedonas, Gjorgje Ivanov, u nis sot drejt kryeqytetit të Republikës së Maqedonisë, Shkupit për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të “Qendrës Përkujtimore të Holokaustit” për hebrenjtë maqedonas.

Në këtë veprimtari të rëndësishme përkujtimore e historike, e cila do të zhvillohet nesër, pritet të marrin pjesë krerë të shteteve të rajonit, përfaqësuesi i qeverisë së Shtetit të Izraelit: Zëvendëskryeministri Moshe Jalon, si dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota. Presidenti Topi pritet të takohet me homologun e tij maqedonas, Gjorgje Ivanov dhe me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç si dhe me Zëvendëskryeministrin e Izraelit, Moshe Jalom.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›