Presidenti Topi përshëndet të gjithë nxënësit dhe mësuesit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2011-2012

12 shtator 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, u uroi sot një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor 2011-2012, të gjithë nxënësve e mësuesve shqiptarë në mbarë vendin.
I shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, Kreu i Shtetit dhe Zonja e Parë zhvilluan mëngjesin e sotëm një vizitë në Shkollën e Mesme të Përgjithshme të kryeqytetit “Petro Nini Luarasi”, ku, pasi u prit përzemërsisht në ambientet e saj nga drejtues të shkollës, u përshëndetën e u takuan ngrohtësisht me mjaft nxënës, mësues e të ftuar të tjerë.
Drejtoresha e gjimnazit, Diana Kalemi, duke shprehur falenderimet dhe nderimin e veçantë për praninë e Presidentit Topi në këtë ditë të parë të fillimit të vitit të ri shkollor, theksoi se prania e Kreut të Shtetit duhet një shërbejë si një motivim më tepër për nxënësit e kësaj shkolle me traditë në arritjen e rezultateve të shkëlqyera mësimore.
Ndërsa në emër të nxënësve, përshëndeti një prej përfaqësuesve të qeverisë së nxënësve të shkollës, Ada Dajçi e cila falenderoi Presidentin Topi për praninë në këtë ditë të veçantë për çdo nxënës së “Petro Nini Luarasit”.
Presidenti i Republikës, nga ana e tij, në mesazhin drejtuar të gjithë nxënësve e mësuesve, u shpreh:
“E nderuar zonja drejtoreshë, Kalemi,
Të dashur nxënës,
Të respektuar mësues, prindër!
Padyshim që është një kënaqësi e veçantë, por edhe një emocion i veçantë që ndodhem këtu midis jush në këtë ditë të shënuar të fillimit të vitit të ri shkollor 2011-2011. një emocion i veçantë është sepse ndodhem në një shkollë, e cila jo vetëm mbart një emër të madh, sikurse është emri i patriotit, i arsimdashësit Petro Nini Luarasi, por mbart dhe një traditë të vyer të brezave të nxënësve, të mësuesve, të cilët e kanë kthyer këtë Shkollë me një eksperiencë më shumë se gjysmë shekullore në një nga ato shkolla, me të cilat e gjithë Shqipëria krenohet, në një shkollë elitare, një shkollë e cila referohet si emblematikë e arsimit shqiptar.
Unë dëshiroj që në këtë ditë të shënuar, nga ky ambient i bukur të uroj një vit të ri shkollor të mbarë për të gjithë nxënësit shqiptarë, kudo ata shkollohen, në qytete, apo në fshatra dhe jam i bindur që kjo ditë, sikurse dihet, mbart me vete jo vetëm emocionet, jo vetëm ankthin që natyrshëm të ofron sfida e arsimimit, por mbi të gjitha mbart me vete entuziazmin për të rifilluar, entuziazmin për të rifilluar një cikël arsimimi më cilësor, entuziazmin për të qenë konkurues në jetë, por mbi të gjitha entuziazmin për të qenë fitues. Dhe kjo shkollë ka demonstruar në vite që ka nxjerrë nxënës shembullorë që më vonë janë bërë personalitete të shquara në të gjitha fushat e jetës, në administrimin publik, në arsim, në kulturë e kudo ka pasur dhe ka nevojë Shqipëria. Sot ne kemi një mundësi më shumë që shkolla “Petro Nini Luarasi” e fillon këtë vit, sipas informacioneve që kam, me një mundësi të re, me një teknologji të re në përdorimin e tabelave interaktive që do ta bëjnë mësimin më të dashur për ju, do ta bëjnë informacionin më të pasur, do ta bëjnë atë më modern, sepse edhe vetë ju, edhe vetë shqiptarët sot ndihen më afër familjes evropiane.
Unë edhe një herë pa dashur që të zgjatem këtë ditë, e cila shënon fillimin e sfidës për t’u arsimuar në një cikël të ri, në një vit, i cili patjetër do të japë suksese të reja për ju dhe për pedagogët që ju mësojnë, edhe një herë ju uroj një vit të ri shkollor të mbarë, me shëndet, me kurajë, me entuziazëm për të studiuar dhe jam i bindur që nga kjo shkollë sërish do të dalin njerëz që do të renditen në vendet e para të njerëzve më të përgatitur në këtë cikël shkollor, por besoj edhe në shkollën e cila ndodhet besoj në treshen më elitare të arsimit shqiptar! Edhe një herë urime, suksese dhe paçi vetëm suksese!”
Më pas, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, të shoqëruar nga Drejtoresha e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, vizitoi ambientet e brendshme të shkollës, klasat, laboratorët bashkëkohorë duke u ndalur veçanërisht në një klasë me tabela interaktive, ku bisedoi mbi veprimtarinë e tyre arsimore me nxënësit e mësuesen e lëndës, të cilët u zotuan: “Ne do ta bëjmë Shqipërinë”.