E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret delegacionin e Federatës mbarëkombëtare të Grave të Kinës, kryesuar nga Zëvendëspresidentja Song Xiuyan

12 shtator 2011

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi pritën sot paradite në një takim të përzemërt Zëvendëspresidenten e Federatës Mbarëkombëtare të Grave të Kinës, zonjën Song Xiuyan dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës në vendin tonë. Në takim ishin të pranishëm dhe drejtuese e anëtarë të Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaski”, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës Popullore të Kinës, Uang Junling si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Pasi u uroi mirëseardhjen, Kreu i Shtetit, pasi çmoi lart marrëdhniet tradicionale, miqësore e shumë të mira mes dy popujve dhe vendeve tona, shprehu vlerësimin e veçantë për këtij takimi, duke vlerësuar se organizma të tilla, me rolin e angazhimin e tyre mjaft aktiv, impenjues e të vështirë njëkohësisht, kontribuojnë fuqishëm e në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm në rritjen e rolit të grave në shoqëri, por dhe në përmirësimin cilësor të jetës së tyre.

Zëvendëspresidentja e Federatës mbarëkombëtare të Grave të Kinës, znj. Song Xiuyan, pasi i shprehu Presidentit të Republikës mirënjohjen për pritjen e rezervuar, bëri një prezantim të detajuar të aktivitetit konkret të organizatës që ajo drejton, e cila vazhdimisht ka funksionuar si një instrument i rëndësishëm për të përfaqësuar dhe mbrojtur të drejtat dhe interesat e grave, duke promovuar vazhdimisht barazinë midis burrave dhe grave.

Gjithashtu, zonja Xiuyan, duke vlerësuar lart bashkëpunimin e frytshëm me organizmat simotra shqiptare, vlerësoi lart gjithashtu edhe mbështetjen e Kreut të Shtetit shqiptar si dhe rolin e Zonjës së Parë Teuta Topi në këtë drejtim, si dhe shprehu vullnetin për angazhim të mëtejshëm më konkret në rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit mes grave kineze dhe shqiptare në të gjitha fushat si art, arsim, kulturë, etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›