E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Ambasadorin amerikan, Xhon Uithers II.

10 nëntor 2009

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot paradite në Presidencë Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Dr. Xhon Uithers II, i cili shoqërohej nga Shefi i Çështjeve Politike-Ekonomike i Ambasadës, zoti Pol Polete.

Presidenti Topi i shprehu Ambasadorit Uithers mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë dhe bindjen se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve mike dhe aleate do të zhvillohen edhe më tej.

Gjatë takimit u diskutua rreth situatës politike në vend, konsolidimit të institucioneve të pavarura, forcimit të shtetit të së drejtës, rreth gjendjes së mediave në Shqipëri në përgjithësi si dhe problemeve të shfaqura kohët e fundit me lirinë e shtypit dhe të fjalës.

Nga ana e tij Ambasadori Uithers, pasi ndau të njëjta mendime me Kreun e shtetit shqiptar, theksoi edhe njëherë interesin e qeverisë amerikane për situatën dhe zhvillimet politike, ekonomike dhe të demokracisë në Shqipërinë duke e konsideruar vendin tonë si aleatin më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›