Presidenti Topi pret Ambasadorin e Republikës së Hungarisë në vendin tonë, Sandor Molnari

17 janar 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Republikës së Hungarisë në vendin tonë, Sandor Molnari, i cili i paraqiti Kryetarit të Shtetit programin e Presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, Hungarisë.
Gjatë bisedës, Presidenti Topi ritheksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është prioritet parësor i politikës së jashtme shqiptare. Po ashtu, Presidenti i Republikës nënvizoi angazhimin e shtetit shqiptar për bashkëpunim të plotë me Presidencën hungareze dhe delegacionin e BE-së në Tiranë me synimin për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Në këtë kontekst, Kryetari i Shtetit shprehu besimin në angazhimin e plotë të Presidencës hungareze për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për në BE.
Nga ana e tij, Ambasadori hungarez Molnari shprehu kënaqësinë për takimin me Presidentin e Republikës me rastin e paraqitjes së këtij programi, duke nënvizuar mbështetjen e Presidencës hungareze në aspiratën eurointegruese të Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit.
Në këtë takim, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e një klime të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor, duke vënë në dukje edhe rolin moderator që Shqipëria ka në këtë drejtim. Gjithashtu, Presidenti Topi dhe Ambasadori hungarez Molnari ndanë mendime lidhur me perspektivat e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe në fushën e turizmit midis vendeve të rajonit ballkanik.