Kryeministri Berisha i përcjell Presidentit për dekretim dy emërimet e reja në qeveri
Pas vendimit për dorëheqjen e parevokueshme të zotit Ilir Meta nga posti i Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dorëzuar Kryeministrit të Shqipërisë zotit Sali Berisha propozimet si më poshtë:
Zoti Edmond Haxhinasto, të emërohet Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme.
Zoti Nasip Naco aktualisht Zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë të emërohet Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.
Kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha miraton propozimet e lartpërmendura dhe i përcjell ato për dekretim tek Presidenti i Republikës.
14/01/2011