Presidenti Topi dhe Presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi rikonfirmojmë një bashkëpunim të mirëkoordinuar diplomatik

14 janar 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Presidentin në detyrë të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës në vendin tonë. Përmbajtjen e këtij takimi, temat dhe çështjet e diskutuara në të, dy personalitetet e larta i bënë publike gjatë një konference të përbashkët për shtyp.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi:
I nderuar zoti Krasniqi,
Të nderuar anëtarë të delegacionit të Kosovës,
Të nderuar përfaqësues të medias,
Kam kënaqësinë e veçantë që të rishpreh edhe një herë konsideratat e mia më të larta për përfaqësuesin e lartë të Kosovës, për ushtruesin e detyrës së Presidentit, zotin Krasniqi, me të cilin patëm një bisedë të ngrohtë, një bisedë pune dhe miqësore njëkohësisht, për të ndarë së bashku të gjitha çështjet e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, që njohin gjithnjë e më shumë zhvillime të reja, për të diskutuar rreth situatës politike, respektive në dy vendet tona dhe, natyrisht, për të diskutuar për çështjen e shumëfolur të Raportit të Dik Martit, i cili do të jetë edhe objekt i shqyrtimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës!
Natyrisht, qëndrimi i shtetit shqiptar është i qartë. Së pari, ne inkurajojmë lidershipin politik të Kosovës, institucionet e Kosovës për konstituim sa më të shpejtë të institucioneve kushtetuese, të Parlamentit, të Presidentit, të Qeverisë së Kosovës për të vazhduar planin e rindërtimit të Kosovës së re, shtet i lirë, sovran dhe i pavarur dhe për të ushtruar të gjitha mundësitë reale të bashkëpunimit në rajon, por edhe më gjerë, qoftë për sa i përket pozicionit të një shteti në këtë linjë, por edhe për sa i përket vazhdimit të njohjeve të reja për Kosovën.
Kemi diskutuar në mënyrë të veçantë për nevojën e bashkëpunimit institucional, të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve tona. Shanset janë rritur shumë dhe ekziston e gjithë mundësia, i gjithë terreni që institucionet në të gjitha nivelet ta vazhdojnë këtë bashkëpunim, të rrisin bashkëpunimin, sepse Shqipëria, Kosova janë kontribues të rëndësishëm të paqes rajonale, të bashkëpunimit midis vendeve në rajon dhe tregues shumë i qartë i profilit perëndimor i dy vendeve tona. Unë vazhdimisht e kam përdorur në bisedë me partnerë ndërkombëtarë që vërtet shteti i ri i Kosovës ka demonstruar një politikë maturie në rajon, duke rritur shanset e bashkëpunimit me vendet që e kanë njohur, por duke treguar edhe disponibilitet për të diskutuar për çështje teknike edhe me Serbinë. Sigurisht, Serbia është një vend i rajonit ballkanik. Ka demonstruar politikisht, së paku në mënyrë deklarative, që kërkon të jetë pjesë e bashkëpunimit dhe e anëtarësimit në perspektivë në familjen evropiane, por, natyrisht gjithçka fillon në politikat e brendshme, vazhdon në bashkëpunimin rajonal, vazhdon në rritjen e standardit për të qenë të gatshëm për t’u pranuar në familjen evropiane dhe ne jemi shumë suportues të këtij bashkëpunimi në rajon, pa asnjë lloj paragjykimi, pa asnjë lloj kompleksi për marrëdhëniet në të kaluarën, dëshirojmë të ndërtojmë një klimë të bashkëpunimit rajonal mbi bazën e së drejtës legjitime të çdo shteti sovran, por edhe të parametrave që ka Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe të gjithë organizmat ndërkombëtarë që promovojnë politikën e dialogut dhe të bashkëpunimit.
Jemi fokusuar në mënyrë të veçantë tek nevoja e reagimit institucional të dy vendeve tona në mënyrë të sinkronizuar në Këshillin e Evropës për sa i përket Raportit të Dik Martit. Shteti shqiptar, të gjitha institucionet kanë reaguar në kohë, kanë dhënë qëndrimin e tyre zyrtar për sa i përket këtij Raporti. Ju jeni të njohur me të tashmë. Unë mund t’ju them që kemi pasur një vlerësim lidhur me një raport të pabazuar në fakte. Gjithsesi kemi treguar disponibilitet të plotë të të gjitha institucioneve për të qenë të hapur, për të pasur një rihetim. Them një rihetim, sepse është hetuar kohë më parë rreth këtyre çështjeve. Nuk ka dalë asgjë. Gjithsesi, përderisa ka një Raport të një anëtari të Këshillit të Evropës, duke pasur një respekt maksimal për Këshillin e Evropës ku ne jemi anëtarë, patjetër që do të dëshmojmë edhe një herë që këto fakte, të ashtuquajturat fakte nuk ekzistojnë.
Patjetër që ne inkurajojmë dhe bisedimet teknike midis Kosovës dhe Serbisë, gjithmonë të nisura nga pozicionet e shteteve të lira, sovrane, por unë mendoj personalisht që këto bisedime vendosen në një terren korrekt, kur të sqarohen disa gjëra, të cilat në mënyrë shumë artificiale janë ngritur me sponsorizime të personazheve, të cilët janë njohur tradicionalisht për qëndrime kundër pavarësisë së Kosovës, duke ushqyer me qëndrime politike, apo me fakte të falsifikuara për të shtrembëruar një realitet të caktuar, duke mos kontribuar në klimën e paqes rajonale. Dhe atëherë janë të gjitha shanset që të bisedohet për çështjet teknike.
Unë dëshiroj të mbaj një qëndrim si President i Republikës së Shqipërisë që gjërat të vendosen në një terren korrekt, duke i bërë thirrje që gjithçka që ka të bëjë me të kaluarën tragjike të këtij populli të martirizuar të sqarohet, sepse është detyrë e institucioneve specifike dhe e institucioneve ndërkombëtare që të nxjerrin të drejtën në dritë! Por, nga ana tjetër, ata që kërkojnë fakte të vdekura duhet të jenë aq të predispozuar sa të kërkojnë fakte të gjalla, sepse ende në territorin e tyre lëviz, nuk e di me leje, apo pa leje, nuk dëshiroj të paragjykoj, një kriminel i cilësuar i luftës si Ratko Mlladiç dhe është detyrë e të gjithëve që të kontribuojmë për të luftuar të keqen, për të rivendosur kriminelët në bankën e drejtësisë ndërkombëtare, për të qetësuar shpirtrat e atyre që kanë qenë viktima të genocidit, por për të ndërtuar dhe një të ardhme të vendeve tona që padyshim janë të projektuara në mënyrë shumë të qartë në perspektivën euro-atlantike. Me këtë frymë bashkëpunimi, me këtë frymë dhe predispozicion shumë qytetar dhe civil ne do të bashkëpunojmë, do të bashkëpunojmë të gjithë në rajon, në mënyrë që rajoni ballkanik i ka dhënë një herë e përgjithmonë fund retorikave të pozicioneve ultra-nacionaliste, betejave ndër-etnike, që i kanë kushtuar shumë Ballkanit, popujve tanë, për të ndërtuar një rajon politikisht të qetë dhe të zhvilluar ekonomikisht në funksion të një tregu me mbi pesëdhjetë milionë banorë. Kjo është fryma që ne përcjellim. Kjo është fryma që ne do të përcjellim së bashku mbi bazën e të gjitha argumenteve dhe racionalitetit, duke qenë plotësisht të hapur të bashkëpunojmë dhe, u themi atyre që kanë fakte për të dhënë t’i demonstrojnë, t’i japin faktet, t’i dërgojnë tek EULEX-i, tek Gjykata Ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë gjithçka e fusim në një rrafsh institucional, sikurse kërkohet nga institucionet ndërkombëtare. Ky është pozicioni.
Edhe një herë zoti Krasniqi ju falënderoj për këtë vizitë dhe ju inkurajoj në detyrën tuaj të rëndësishme!
Falemnderit!
Presidenti në detyrë i Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi:
Falemnderit President Topi! Falemnderit për përshëndetjen për Kryeministrin dhe Presidentin!
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ishte kënaqësi për mua dhe delegacionin që po e përfaqësoj të kemi një takim të përzemërt, vëllazëror me Presidentin Topi, i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë një qëndrim dinjitoz jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë shqiptarët, në shërbim të një politike të stabilitetit për gjithë rajonin tonë.
Ne sot biseduam rreth Kosovës, për zhvillimet politike në Kosovë, për zhvillimet politike që po ndodhin për Kosovën dhe rreth Kosovës edhe në kontinentin tonë. Ne jemi të bindur se dy vendet tona, institucionet e dy vendeve tona kanë nevoja të shumta për t’i koordinuar punët në shumë fusha të jetës dhe, në këtë realitet të ri që është krijuar gjatë këtyre dhjetë e më tepër viteve në rajonin tonë, pas shpalljes së pavarësisë, pas ndërtimit të “Autostradës së Kombit”, janë krijuar premisat që duhet të shfrytëzojmë për të shtuar bashkëpunimin në fushat e zhvillimit ekonomik, në fushën e arsimit, në fushën e tregtisë mes dy vendeve tona, në fushën e kulturës. Natyrisht, ne kemi nevojë që t’i koordinojmë jo vetëm këtë bashkëpunim midis dy vendeve tona, por të bashkëpunojmë edhe për të ngritur bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit, për ngritur bashkëpunimin edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, sepse e konsiderojmë që Kosova dhe Shqipëria kanë shumëçka të përbashkët dhe janë krijuar kushtet që t’i shfrytëzojmë këto rrethana për të avancuar zhvillimin edhe ekonomik, zhvillimin edhe të demokracisë, por edhe zhvillimin e diplomacisë së dy vendeve tona në raport me komunitetin ndërkombëtar.
Unë jam i bindur se këto takimet tona do të shërbejnë për t’i avancuar të gjitha këto koordinime në të gjitha fushat e jetës dhe besoj që Shqipëria ka një traditë të madhe dhe në planin e diplomacisë. Kosova do ta shfrytëzojë këtë. Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën që vërtet të krijojë një imazh të ri edhe për Shqipërinë, edhe për Kosovën, edhe për shqiptarët.
Ne jemi të bindur që Raporti, siç është Raporti i raporterit të Këshillit të Evropës, është një raport i inicuara nga qarqe që nuk ia duan të mirën Kosovës, shtetit të Kosovës, zhvillimit të demokracisë në Kosovë, por sipas të gjitha gjasave, qarqe të caktuara nuk ia duan të mirën shqiptarëve në përgjithësi. Andaj shqiptarët,në rajonin tonë kanë një obligim për të shtuar bashkëpunimin, për të shtuar koordinimin në mënyrë që së bashku, për t’iu kundërvënë të gjitha qarqeve anti-shqiptare, të gjitha qarqeve anti-demokratike, se në fund të fundit shqiptarët, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, janë përcaktuar për vlerat evropiane dhe na vjen keq kur nga përfaqësues të atyre vendeve që ne krenohemi me vlerat evropiane, i godasin padrejtësisht arritjet e Kosovës dhe të popullit shqiptar në përgjithësi. Kam bindjen se bashkarisht këtyre sulmeve dashakeqe ndaj arritjeve në rajonin tonë, në mënyrë të veçantë arritjeve në Kosovë, do t’u përgjigjemi së bashku në mënyrë institucionale. Faleminderit për vëmendjen!
Gazetari Asllan Bajrami, Televizioni i Kosovës: Kam një pyetje për të dy Presidentët. Ju vutë re me të drejtë se ka përpjekje për të cënuar ndoshta vlerat më të larta të moralit shqiptar, edhe përmes Raportit të Dik Martit, referenca të qarqeve këto tashmë të identifikuara historikisht, por që bëhen përmes të tretëve. Kohët e fundit, në skenën politike shqiptare kemi një brishtësi përsa i përket performancës politike, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, përmes - po shprehem kështu - përmes “allishverisheve” në zyrat e shtetit ose përmes zgjedhjeve të brishta në Kosovë. A mendoni se shoqëria shqiptare është në krizë? A rrezikon të futet në një krizë morale dhe si e shikoni ju tejkalimin e kësaj situate? Faleminderit!
Presidenti Topi: Ju falenderoj për pyetjen! Besoj si gazetar me eksperiencë, keni konstatuar që, pavarësisht zhvillimeve politike të ditës të dy vendeve tona, të cilat patjetër kanë nevojë që të përmirësohen, asnjëherë diplomacitë shtetërore të vendeve tona nuk kanë çeduar përsa i përket nevojës për të reaguar në kohë, mënyrës së reagimit, që në të gjitha rastet ka qenë i mirëndërtuar dhe shumë profesional, dhe i bashkëpunimit në mënyrë të sinkronizuar me të gjithë faktorët ndërkombëtarë relevantë, në radhë të parë me partnerët tanë strategjikë. Unë e kuptoj që në kontekstin e pyetjes suaj sillet si nevojë dhe padyshim është nevojë që klasat politike, në radhë të parë unë jam duke folur në parim, por i referohem edhe situatës politike në Shqipëri: E kam thënë vazhdimisht, është në cilësinë e Institucionit të Presidentit që, edhe në këtë rast, të bëj apelin e duhur, duke shkuar në një linjë të shqetësimit që keni edhe ju, që politika ka nevojë të jetë profesionale, duhet të jetë e ndërtuar mirë në funksion të qëllimeve madhore të vendit, duke diskutuar në radhë të parë për reformat që duhet të ndjekë një vend që aspiron të futet në Bashkimin Evropian, konsolidimi i institucioneve. Institucionet nuk janë thjesht ato kushtetuese, por janë të gjitha institucionet në rrjedhën e tyre, dhe patjetër një politikë e ndërtuar mirë, e formatuar mirë, e disiplinuar në të gjitha qëllimet madhore të saj, patjetër që bëhet një mbështetëse shumë e fuqishme dhe e qëllimeve në planin diplomatik ndërkombëtar. Kështu që unë jam dakord me ju, pavarësisht nga problemet, episodet e ditës, që në fakt janë futur në një lloj vazhdimësie shpesh herë të pakëndshme, mendoj që, duhet të bëjë që, klasa politike duhet të reflektojë, të vijë në pozicionin e vet, në misionin historik që ka, qoftë mazhoranca, qoftë opozita, për të pasur mundësi pastaj për të ndërtuar në mënyrë shumë të qetë të gjitha planet dhe inkursionet edhe në linjën diplomatike. Por, e ripërsëris, pavarësisht nga problemet, debati politik, çështja e reagimit në unison për çështje shumë të rëndësishme kombëtare, edhe në planin e politikës ndërkombëtare, ka qenë ajo që e ka dalluar ndoshta në mënyrë të dukshme me klimën e brendshme politike.
Presidenti Krasniqi: Zoti Bajrami, unë mund të them se, përderisa pushteti i katërt, siç janë mediat, kanë mundësi të shënojnë deformime të politikës shqiptare, të brishtësisë së saj, nuk pajtohem se kjo është defekt i shoqërisë shqiptare. Është defekt i elementëve të caktuar, mund të jetë defekt edhe i një pjese të politikës, por kurrsesi nuk është defekt i shoqërisë shqiptare. Në fund të fundit dhe ju mediat jeni pjesë e shoqërisë shqiptare dhe e konsideroj që shoqëria shqiptare është në rregull, por ka individë dhe çështje të individëve, por dhe grupacione politike, nuk duhet të lidhen me gjithë shqiptarët, ose me shoqërinë shqiptare në përgjithësi.
Gazetari Denion Ndrenika, Radio Kosova, Gazeta ‘Iliria’ e komunitetit shqiptaro-amerikan: Mirëdita! Për të dy zotërinjtë: Zoti Topi, qëndrimi juaj lidhur me bisedimet me Serbinë, duhet ta kuptojmë si nevojë për t’i shtyrë këto bisedime? Dhe për zotin Krasniqi: A ka ndikim Raporti i Dik Martit, si dhe zgjatja e procesit zgjedhor në Kosovë, për ndërtimin e ekipit negociator me Serbinë? Faleminderit!
Presidenti Topi: Së pari, dua t’ju them që nuk jam unë ai që përcaktoj axhendën e këtyre bisedimeve. Natyrisht, po japim opinione rreth situatës politike në rajon dhe në marrëdhëniet e krijuara midis Kosovës dhe Serbisë. U takon autoriteteve të Kosovës që të përcaktojnë axhendën diplomatike, sigurisht nuk më takon mua, por unë dhashë thjesht një opinion personal që, në sensin që në një situatë ku tentohet që në mënyrë shumë djallëzore që xhelati të barazohet me viktimën, duhet patjetër që ca gjëra të sqarohen, në mënyrë që bisedimet të bëhen më konstruktive, të bëhen pa paragjykime, të bëhen pa pozicione dominante artificiale. Dhe unë jam i bindur që bisedimet teknike midis Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohen. Ne i inkurajojmë, sepse këto bisedime i inkurajon edhe pjesa më e rëndësishme e politikës institucionale ndërkombëtare. Dhe jam i bindur gjithashtu për profesionalizmin dhe motivacionin që kanë përfaqësuesit e shtetit të ri të Kosovës për ta përballuar këtë sfidë në mënyrë shumë dinjitoze dhe në interes të Kosovës dhe të popullit të saj.
Presidenti Krasniqi: Unë dua të besoj që Raporti i Raporterit të Këshillit të Evropës ka pasur refleksione më të mëdha në opinionin edhe vendor, edhe evropian, se sa në qarqe vendimmarrëse të Bashkimit Evropian, se sa na institucionet profesionale që kanë përgjegjësi për të hetuar për faktin se, ajo që ka ngritur Dik Marti është hetuar, dhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është detyruar të tërhiqet, për shkak të mospasjes së fakteve dhe dëshmive që i janë dashur asaj Gjykate. Se sa ka reflektuar ky Raport në imtësinë e zhvillimit të bisedimeve mes Kosovës, bisedimeve teknike, mes Kosovës e Serbisë, nuk mund të paragjykoj, por mund të them që Kosova është në fazën e përmbylljes së zgjedhjeve të përgjithshme. Presim përgjigjen definitive të institucioneve të pavarura zgjedhore, konstituimin e Kuvendit dhe të institucioneve që dalin nga Kuvendi, dhe në rrethana kur në Kosovë kemi institucione të reja, kur kemi edhe një reflektim ndoshta të institucioneve të caktuara të Evropës, sigurisht që ne, në asnjë fazë nuk kemi qenë kundër bisedimeve, se jemi të bindur që këto bisedime janë për të mirën e dy vendeve tona. Dhe këto bisedime mund të zhvillohen dhe do të zhvillohen, nëse janë në interes të dy vendeve tona, nëse janë në interes edhe të shqiptarëve që jetojnë në Serbi, në interes edhe të serbëve që jetojnë në Kosovë. Nëse këto bisedime dikush do tentojë t’i orientojë që vetëm një palë t’i fitojë, unë jam i bindur që këto bisedime do të jenë shumë të vështira dhe do të jenë shumë të zgjatura dhe sigurisht që pala kosovare nuk është e gatshme të hyjë në pazare për të humbur shumëçka dhe për të dëmtuar atë që ka arritur gjatë kësaj dekade.
Presidenti Topi: Për të zgjeruar pak argumentin lidhur me bashkëpunimin rajonal, unë mund t’ju them që pozicioni i shtetit shqiptar është që të zhvillojë bashkëpunimin, komunikimin, pa asnjë lloj paragjykimi me të gjitha shtetet e rajonit, përfshi këtu edhe Serbinë. Sot jemi në një klimë tjetër bashkëpunimi. Shumë gjëra në diplomacinë moderne duhet të thuhen sy më sy. Pra, ne inkurajojmë bashkëpunimin, pavarësisht që për disa gjëra dihet që jemi në një pozicion totalisht të kundërt, sikurse është çështja e Kosovës. Ka shumë elementë të tjerë të natyrës politike dhe diplomatike të bashkëpunimit, të klimës dhe kontributit për një klimë të qetë në rajon, që janë edhe politika të familjes dhe institucioneve euroatlantike. Ne do t’i kontribuojmë kësaj klime, sepse e shohim si një domosdoshmëri për perspektivën e të gjitha vendeve të rajonit. (27.07)
Spartak Koka, NEWS 24: Kam një pyetje për Presidentin e Kosovës. Zoti President, a mendoni se do të certifikohen zgjedhjet deri në fund të marsit, apo sipas automatizmit ligjor, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme? A është e gatshme sot Kosova për zgjedhje të reja? Falemnderit!
Presidenti Krasniqi:
Falemnderit!
Edhe pse për zgjedhjet kemi folur mjaft, unë pres që pas zgjedhjeve të 23 janarit, që do të mbahen në Mitrovicë, do të mbyllet qarku zgjedhor i zgjedhjeve që ka filluar në 12 dhjetor 2010. Certifikimin e pres jo në mars, por e pres më së largu në dhjetëditëshin e parë të muajt shkurt dhe, fundi i muajit shkurt, apo fillimi i marsit unë besoj shumë që do të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe do të zgjidhet Presidenti dhe Qeveria e saj.
Elona Gjylmi, TV ALSAT Në pyetje për Presidentin Topi. Zoti President, në videon Meta-Prifti të publikuar pak ditë më parë lakohet dhe emri i Kryetares së Gjykatës së Lartë, zonjës Beçaj për shkëmbim favoresh. Kur keni apeluar për shkëputje të Gjyqësorit nga presionet e politikës, keni pasur parasysh raste të tilla?
Presidenti Topi: Unë e kam thënë dhe dje që në asnjë lloj rrethane unë nuk dëshiroj të bëhem interpret i një materiali, i cili tashmë ndodhet në zyrat e Prokurorisë. Pra, i takon në këtë moment vetëm Institucionit të Prokurorisë që të analizojë, të hetojë dhe të bëjë transparencën hap pas hapi. Sa kohë që ky material është atje dhe ende nuk kemi asnjë lloj prononcimi, të gjithë të tjerët duhet të presin pozicionin e Prokurorisë. Duhet të jemi korrektë dhe unë besoj që kjo korrektësi duhet të fillojë nga unë e duhet të përfundojë tek të gjithë të tjerët, që merren me këtë çështje. I takon në mënyrë ekskluzive tani, përderisa Prokuroria është futur në këtë çështje, u takon atyre që të shprehen dhe besoj që do të shprehen, do të bëjnë transparencë, sepse është detyrim edhe i këtij Institucioni për të bërë transparencë me publikun nëpërmjet mediave. Ky është pozicioni im.