Presidenti Topi pret Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Xhon L. Uithers II.

26 janar 2009
Presidenti i Republikës Prof Dr. Bamir Topi priti sot në një takim, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Dr. Xhon L. Uithers II.
Presidenti Topi i shprehu ambasadorit Uithers urimet për Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve do intensifikohen e forcohen më tej nën drejtimin e Presidentit Obama.
Presidenti Topi i ka shprehur Ambasadorit amerikan vendosmërinë për angazhimin e tij për të qenë gjithnjë partner i vendosur përkrah SHBA në të gjitha sipërmarrjet e saj, në funksion të thellimit të reformave demokratike, të ruajtjes së stabilitetit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.
“Shqiptarët i mbeten mirënjohës SHBA për mbështetjen në të gjitha proceset demokratizuese por edhe integruese të vendit tonë”, - ka thënë Presidenti Topi gjatë takimit. Kryetari i Shtetit ka nënvizuar se kjo miqësi historike mes dy vendeve i nxit shqiptarët që të punojnë akoma më shumë në përmbushjen e të gjitha detyrimeve që kërkon integrimi euroatlantik.
Nga ana e tij ambasadori Uithers e ka siguruar Presidentin Topi për vazhdimësinë e mbështetjes dhe vëmendjes të administratës Obama për hapat që Shqipëria po ndërmerr për forcimin e demokracisë, mbrojtjes e respektimit të Kushtetutës, institucioneve të pavarura, luftës kundër korrupsionit dhe funksionimit të shtetit ligjor.
Hapat e domosdoshme për anëtarësim në NATO, zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të lira dhe të ndershme, të qershorit 2009, zhvillimet e fundit politike në vend si ligji për pastërtinë e figurës dhe raportet e fundit të Shqipërisë me Këshillin e Evropës, ishin pjesë e bisedës midis Presidentit Topi dhe Ambasadorit Uithers.