Presidenti Topi pret Drejtorin Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Kombëtar amerikan, Robert Benxhamin

21 shkurt 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Drejtorin Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Kombëtar amerikan (NDI), Robert Benxhamin, i cili shoqërohej nga Drejtorja e re e këtij Instituti në vendin tonë, Ana Kadoviç.
Në takim, Presidenti Topi vlerësoi Institutin Demokratik Kombëtar amerikan për rolin aktiv dhe mbështetjen e rëndësishme që ka dhënë në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, sidomos në asistencën për partitë politike, politikat gjinore, promovimin e të rinjve në politikë, si dhe nxitjen e dialogut politik.
Më tej, Kreu i Shtetit u ndal në zhvillimet politike në vendin tonë, kryesisht në problematikën e funksionit të partive politike, vendimmarrjes politike dhe të reformës zgjedhore. Presidenti Topi u shpreh se “edhe pas dy dekadash, sistemi partiak në Shqipëri është ende në tranzicion dhe ka ende nevojë për asistencë në arritjen e standardeve të brendshme demokratike”.
Duke vlerësuar rëndësinë e dialogut politik institucional midis pozitës dhe opozitës për reformat që afrojnë Shqipërinë me Bashkimin Evropian, Presidenti i Republikës ritheksoi mbështetjen e plotë për këtë proces, por njëherësh ai theksoi se “procesi po ecën me ritme të ngadalta” dhe se “kërkon një sjellje më serioze të aktorëve politikë, më pak retorika politike dhe më shumë rezultate konkrete, si dhe rritjen e transparencës dhe përshtatjen e tyre me pritshmërinë e publikut të gjerë qytetar, pasi në bindjen e Presidentit, politika duhet të jetë në funksion të qytetarëve, jo e anasjellta”.
Kryetari i Shtetit u ndal më pas edhe në problematikën zgjedhore, duke nënvizuar rëndësinë që e gjithë problematika e konstatuar në raportin e ODIHR-it dhe në vëzhgimet e vetë Institutit Demokratik Kombëtar amerikan, të marrë zgjidhje ligjore përmes një vullneti të qartë politik, për të bërë të mundur që zgjedhjet e ardhshme të jenë tërësisht të lira, të barabarta dhe të gjithëpranuara në standarde dhe në rezultatin e tyre.
Gjithashtu, Presidenti Topi konfirmoi mbështetjen e tij të vazhdueshme për kalimin nga kuotat gjinore të kandidimit në kuotat gjinore të përfaqësimit në Parlament, si dhe nevojën e madhe që ka politika shqiptare për promovimin e politikanëve të rinj, të formuar me kulturë politike, sjellje, me vizione dhe energji të reja për standardet e demokracisë që kërkon të arrijë Shqipëria.
Në fjalën e tij, Drejtori Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Kombëtar amerikan (NDI), Robert Benxhamin falënderoi Presidentin Topi për takimin, si dhe çmoi lidershipin dhe rolin e rëndësishëm të Kreut të Shtetit në përkrahjen e vazhdueshme ndaj të gjitha iniciativave të ndërmarra nga Instituti Demokratik Kombëtar amerikan. Duke ndarë të njëjtat pikëpamje me Presidentin shqiptar për çështjet e diskutuara, zoti Benxhamin siguroi se Instituti amerikan do të vazhdojë të ndihmojë vendin tonë në të gjitha fushat që lidhen me fokusin e punës së tij.