Presidenti Topi pret Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Xhovani Pitela

21 shkurt 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot paradite Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Xhovani Pitela, dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës në vendin tonë.
Pasi i uroi mirëseardhjen, Presidenti Topi çmoi angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të zotit Pitela në procesin e liberalizmit të vizave si në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane. Kryetari i Shtetit shqiptar dhe zoti Pitela diskutuan mbi zhvillimet më të fundit politike në vend duke vënë në dukje nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit politik për realizimin e reformës zgjedhore, miratimin e Gjykatës Administrative si dhe përmbushjen e të gjitha kritereve integruese të vendit tonë.
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Xhovani Pitela vlerësoi rolin e Presidentit Topi në përmbushje të detyrës së tij kushtetuese si një Kryetar Shteti mbi palët dhe ruajtjen me maturi të ekuilibrave të nevojshme institucionalë. Zoti Pitela shprehu gjithashtu besimin se duke përmirësuar klimën dhe bashkëpunimin politik si dhe duke gjetur vullnetin e duhur, edhe Shqipëria do të arrijë të përmbushë me sukses dhe sa më shpejt detyrimet integruese për në Bashkimin Evropian që lidhen me pavarësinë institucioneve kushtetuese, me reformat e domosdoshme, me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.