Presidenti Topi pret Komandantin e Komandës së Aleancës për Transformim, Gjeneralin Stefan Abrial

12 prill 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Komandantin e Komandës së Aleancës për Transformim, Gjeneralin e Forcave Ajrore, Stefan Abrial dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Maksim Malaj.
Pasi i uroi mirëseardhjen dhe shprehu kënaqësinë e veçantë të këtij takimi, Kreu i Shtetit dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe ndihmesën e gjithanshme të NATO-s dhënë vendit tonë, kryesisht në fushën politike dhe ushtarake, si dhe në konsolidimin e Forcave tona të Armatosura, për të qenë njësi elitare përkrah misioneve të partnerëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Duke vlerësuar të rëndësishme vizitën e funksionarit të lartë ushtarak të aleancës më të madhe politike-ushtarake në botë për forcimin e marrëdhënieve të vendit tonë me NATO-n, Presidenti i Republikës bëri një përshkrim të shkurtër të reformimit e të modernizimit të Forcave të Armatosura shqiptare në përmbushje të detyrimeve, kritereve dhe standardeve që burojnë nga anëtarësimi i vendit tonë në NATO. “Dy vjet pas momentit historik të aderimit të Shqipërisë me të drejta të plota në NATO, Forcat e Armatosura ndihen më të angazhuara për të vazhduar misionin në dobi të arritjeve të reja për paqen dhe sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, familjes euroatlantike dhe më gjerë” – u shpreh Presidenti Topi.
Komandanti i Komandës së Aleancës për Transformim, Gjenerali i Forcave Ajrore Stefan Abrial, pasi falenderoi Kryetarin e Shtetit për mikëpritjen dhe bisedën e ftytshme, e përgëzoi për ndryshimet, arritjet pozitive dhe reformimin e Forcave të Armatosura shqiptare, për përpjekjet në përmbushjen e të gjitha detyrimeve si anëtare e NATO-s, si dhe për kontributin pozitiv të Shqipërisë dhe forcave paqeruajtëse shqiptare në kuadër të misioneve në Bosnje, Irak dhe më së fundmi në Afganistan.
Gjithashtu, Gjenerali Abrial siguroi mbështetjen e mëtejshme nëpërmjet realizimit të projekteve e misioneve konkrete, duke nënvizuar se “Shqipëria është një anëtare e rëndësishme dhe e denjë e Aleancës, e cila me rolin e saj konstruktiv e moderator ndikon drejtpërdrejt në ruajtjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajonin ballkanik”.