Presidenti Topi përshëndet Konferencën Kombëtare “Respektimi i të Drejtave të Minoritetit Rom në Shqipëri për një shoqëri pa diskriminim dhe racizëm”

8 prill 2011
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare “Respektimi i të Drejtave të Minoritetit Rom në Shqipëri për një shoqëri pa diskriminim dhe racizëm”, të organizuar në “Hotel Tirana International”, nga Unioni për Zhvillimin dhe Integrimin e Minoritetit Rom në Shqipëri, “Amaro-Drom”, dhe me mbështetjen e Fondacionit zvicerian ‘Terre des hommes’. Në këtë konferencë ishin të pranishëm Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekuilam, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, drejtues të organizatave vendase e të huaja në mbrojtje të të drejtave të minoriteteve, studiues dhe pjesëtarë të bashkësisë rome; etj.
Gjatë hapjes së Konferencës, Kryetari i Unionit të Romëve të Shqipërisë, zoti Skënder Veliu shprehu mirënjohjen e thellë për përkrahjen dhe mbështetjen e hapur nga Presidenti Topi, duke vlerësuar në këtë drejtim kontributin e Kreut të shtetit shqiptar në promovimin e integrimit të minoritetit rom në jetën, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar.
Presidenti Topi nga ana e tij, në fjalën përshëndetëse të mbajtur me këtë rast, duke nënvizuar rëndësinë për harmoni shoqërore mes të gjithë komuniteteve në vend, e veçanërisht me bashkësinë rome, u shpreh:
"I nderuar zoti Veliu,
Shkëlqesi Ambasadorë,
Përfaqësues të komunitetit rom,
Përfaqësues të shoqërisë civile,
Përfaqësues të institucioneve,
Përfaqësues të medias,
Padyshim është një ditë e shënuar për Komunitetin Rom, i cili në të gjithë botën sot feston Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Unë i uroj për këtë festë! Uroj ta gëzoni dhe ta gëzojmë të gjithë së bashku, sepse komuniteti rom në Shqipëri patjetër që është një pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë shqiptare!
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve!
I nderuar zoti Veliu,
Ne së bashku njihemi prej vitesh. Pra në misionin tim si politikan i kam kushtuar një rëndësi shumë të veçantë marrëdhënies me ju dhe kuptohet që kjo marrëdhënie nuk vjen thjesht në kualitetin e të qenit President, por e kam parë Komunitetin Rom, sikurse thashë, një komunitet, i cili ka një traditë të hershme jo thjesht në Shqipëri por në mbarë kulturën botërore. Ka historinë e tij, ka kulturën e tij, ka të gjithë ekspresionin e fizionomisë së tij dhe unë ju vlerësoj absolutisht në të gjithë përkushtimin tuaj si Drejtor Ekzekutiv i Unionit “Amaro Drom“ por në të gjithë angazhimin tuaj për të bashkëpunuar me institucionet shqiptare, për ta bërë këtë pjesë të rëndësishme të shoqërisë shqiptare njësoj si gjithë të tjerët.
Sot është një ditë e shënuar e cila vjen 40-vjet mbas atij takimi të parë të organizuar në Londër që në thirrjen “Gelen-Gelen“ u organizua si e para konferencë ndërkombëtare dhe u konsakrua si “Dita Ndërkombëtare e Romëve“. Kjo festohet kudo në të gjithë botën, festohet edhe në Shqipëri dhe sigurisht është një nga atributet e rëndësishme të viteve të demokracisë që kjo ditë e shënuar festohet në liri të plotë, festohet në një harmoni më të gjithë pjesën tjetër të shoqërisë. Sigurisht vitet e tranzicionit nuk kanë qenë të lehta për shoqërinë shqiptare. Ne kemi përballuar sfida të rëndësishmë të gjithë së bashku, por në mënyrë të veçantë sfidat për Komunitetin Rom kanë qenë të tilla, të cilat na kanë bërë që të reflektojmë, të meditojmë, të ndërtojmë strategji. Unë besoj se Shqipëria jo vetëm ka ratifikuar Konventën e Këshillit të Evropës për respektimin e të drejtave të Komunitetit Rom, por ka ndërtuar një plan veprimi për të pasur një efikasitet të lartë në të gjithë trajtimin e çështjeve të këtij komuniteti dhe për të ndërtuar një shoqëri pa diskriminim dhe racizëm. Unë kam vlerësuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunimin e institucioneve ndërkombëtare. Dëshiroj t’i falënderoj duke filluar nga Këshilli i Evropës, OSBE-ja, UNICEF-i dhe shumë organizata të tjera, të cilat së bashku kanë ndërtuar jo vetëm një strategji të përbashkët me institucionet e shtetit, por i kanë qëndruar këtij komuniteti shumë afër!
Unë do të doja të falënderoja këtu fondacionin “Heifer Albania“ që ka vepruar në mënyrë konkrete në terren, në zonat e Myzeqesë për t’i trajtuar familjet e Komunitetit Rom në mënyrë shumë reale, direkte, me projekte shumë të rëndësishme që ndikojnë në rritjen e standardit të jetesës së tyre!
Unë do të doja këtu të prekja disa elementë shumë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me Komunitetin Rom, që kanë të bëjnë me jetën e fëmijëve, me diskriminimin, me elementë, të cilat na bëjmë që të jemi të shqetësuar përsa i përket trajtimit të fëmijëve, të cilët janë jashtë sistemit të edukimit për kushtet jo të mira të jetesës, për kushtet jo të mira higjeno-sanitare, për kushtet e strehimit. Pra të gjithë së bashku të jemi të ndjeshëm duke filluar tek institucionet e shtetit, nga të gjitha institucionet që asistojnë Komunitetin Rom, nga shoqëria civile. Të gjithë në një veprim të përbashkët institucional dhe shoqëror të krijojmë një dominant të vërtetë në shoqërinë shqiptare për të pasur vërtetë një shoqëri pa diskrimimin dhe racizëm. Rasti i fundit, që ju e përmendët, që ka të bëjë me një episod të pakëndshëm në një zonë këtu, shumë afër këtij ambienti ku ne po zhvillojmë Konferencën, pikërisht tek stacioni i trenit. Patjetër që alarmoi të gjithë institucionet shqiptare, sepse ishte një rast vërtetë violent, episodik, por që na bën të reflektojmë që elementë të tillë të cilët ndikojnë në prishjen e imazhit të institucioneve shqiptare, që në fakt kanë qenë të gjithë shumë të ndjeshme përsa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me minoritetet. Të rikthejnë situatën në një situatë normale. Ne së bashku jemi takuar, ju jeni takuar me përfaqësues të tjerë institucionalë dhe unë besoj që fajtorët e këtij episodi të dhunshëm do të marrin dënimin sipas ligjeve të shtetit, sepse në Shqipëri në mënyrë absolute nuk do të ketë raste ku çdo i papërgjegjshëm të ketë mundësi që të shpalosë vizionin e tij primitiv për të ushtruar dhunë ndaj Komunitetit Rom dhe kundrejt çdo njeriu i cili mbrohet jo vetëm me ligjet e shtetit, por edhe me “Kartën e Kopenhagenit“ për të pasur të drejtë për të respektuar të drejtat bazale, i cili patjetër që është shumë i përdorshëm edhe në Shqipëri.
Sot është data 8 prill. Ka një koinçidencë interesante. Sot fillon zyrtarisht fushata e zgjedhjeve për pushtetin vendor në Shqipëri. Unë do ju këshilloja që Komuniteti Rom të jetë aktiv në këtë eveniment shumë të rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri. Jemi vetëm një muaj para zgjedhjeve të pushtetit vendor. Shfrytëzoni pozitivisht këtë periudhë. Mos qëndroni pasivë, sepse zgjedhjet e pushtetit vendor, zgjedhja e strukturave të pushtetit vendor, rinovimi i tyre janë edhe për ju dhe sidomos për ju, sepse të drejtat tuaja lidhen shumë edhe me pushtetin vendor kështu që merrni kontakte me ata që do të përfaqësojnë partitë politike në kuadrin e zgjedhjeve të pushtetit vendor ! Merrni kontakt, trajtoni problemet tuaja, pyetni kandidatët për vizionet e tyre kundrejt zgjidhjeve të problemeve tuaja që kanë të bëjnë me strehimin, me kushtet e jetesës, merrni vizionin e tyre dhe pastaj do ju thoja merrni pjesë në zgjedhje ! Merrni pjesë në zgjedhje, sepse çdo individ pavarësisht i cilës etnie është, ka të drejtën e votës që ia garanton kushtetuta e Shqipërisë ! Shfrytëzoni të drejtën e votës ! Duke shfrytëzuar të drejtën e votës juve bëheni kontributorë direkt të përmirësimit të klimës sociale në Shqipëri. Mos e konsideroni veten tuaj të mënjanuar ! Ju jeni njësoj si të gjithë të tjerët. Shfrytëzoni këtë të drejtë bazale që ju jep Kushtetuta e Shqipërisë dhe në fund jeni ju që zgjidhni te kutia e votimit sikurse zgjedh çdo qytetar shqiptar, i cili sot është njësoj si çdo qytetar i Evropës së lirë dhe të bashkuar!
Unë edhe një herë dëshiroj t’ju uroj këtë ditë, ta gëzoni këtë ditë ! Përshumëvjet Ditën Ndërkombëtare të Romëve, shëndet për ju, për gjithë familjet rome!
Edhe një herë gëzuar festën ndërkombëtare!“