Presidenti Topi pret Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve “Dukla” të Malit të Zi, Bozhidar Nikoliç

8 qershor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Presidencë Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve “Dukla” të Malit të Zi, Prof. Bozhidar Nikoliç dhe delagacionin zyrtar që e shoqëron, gjatë vizitës në vendin tonë. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Prof. Salvador Bushati dhe Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Zheljko Peroviç.
Presidenti Topi, pasi i uroi mirëseardhjen, e njohu Prof. Nikoliç me përpjekjet dhe arritjet e Shqipërisë në të gjitha fushat, duke u ndalur veçanërisht tek ecuria e zhvillimet e shkencës shqiptare e të përfaqësuesve të saj gjatë viteve të fundit, si dhe të Institucionit të rëndësishëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Pasi vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona fqinje, Kreu i Shtetit shqiptar shprehu mbështetjen e plotë institucionale dhe personale për organizimin e realizimin e projekteve dhe konferencave të përbashkëta, me synim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të frytshëm akademik e shkencor.
Gjithashtu, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave të ndërsjella në përgatitjen e kualifikuar shkencore dhe të kërkimit shkencor ndërmjet Akademive tona, duke u nisur edhe nga ekosistemi i njëjtë, që ndajnë dy vendet tona, siç janë Liqeni i Shkodrës, lumi Buna dhe i gjithë pellgu ujëmbledhës apo edhe historia e kultura e përbashkët e rajonit ballkanik.
Nga ana e tij, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve “Dukla” të Malit të Zi, Prof. Bozhidar Nikoliç, pasi falënderoi për pritjen e përzemërt e miqësore, e njohu Presidentin Topi me ecurinë e deritanishme të Akademisë që ai drejton, e cila është themeluar në vitin 1999, të kërkimit studimor shkencor malazez, por dhe me veprimtari të tjera historike, kulturore dhe akademike.
Gjithashtu, Prof. Nikoliç, duke i dhuruar Kreut të Shtetit një libër me poezi shqiptare të përkthyera mjeshtërisht në gjuhën malazeze, vlerësoi lart bashkëpunimin e deritanishëm mes akademive tona, të përforcuar edhe nga marrëveshjet e hershme dypalëshe, si dhe nënvizoi rëndësinë e rritjes dhe thellimit të mëtejshëm të shkëmbimit të përvojave edhe në fushën shkencore e kulturore mes universiteteve dhe akademikëve të dy vendeve tona.