Presidenti Topi shprehu ngushëllimet në Ambasadën e Hungarisë për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Ferenc Madl

7 qershor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi shprehu sot ngushëllimet në Ambasadën e Republikës së Hungarisë në vendin tonë për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Hungarisë, Ferenc Madl.
Në librin e ngushëllimeve të hapur me këtë rast, Kryetari i Shtetit shqiptar shkruajti:
“Jam thellësisht i trishtuar për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Hungarisë, Madl. Më lejoni të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe të sinqerta për humbjen e tij edhe në emër të popullit shqiptar! Kujtimi i Presidentit Madl do të mbetet gjithnjë thellë në kujtesën e kolegëve të tij në mbarë botën si dhe në panteonin njerëzve më të shquar të Hungarisë.”
Në këtë vizitë, Presidenti Topi shoqërohej nga Shefi i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu dhe Këshilltari diplomatik, Çlirim Çepani.