Presidenti Topi përshëndet njëvjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

2 prill 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi përshëndet njëvjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut: “Kombi shqiptar, një vit më parë, përjetoi ngjarjen më të madhe në historinë e tij, anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Sigurisë dhe të Paqes, në NATO. Sot ne festojmë njëvjetorin e kësaj ngjarje duke shprehur mirënjohjen për të gjitha vendet anëtare të Aleancës, që besuan në forcën tonë, në angazhimin tonë, në vendosmërinë tonë, në seriozitetin tonë, në ëndrrën tonë dhe në aspiratën tonë për të lënë përfundimisht mbrapa të kaluarën historike dhe për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët të kombeve të lira të botës së qytetëruar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendet e tjera, mike dhe aleate diskutojmë me ne sot çështje të rëndësishme të karakterit global dhe ndajnë me ne përgjegjësi të karakterit rajonal dhe të sigurisë nga pikëpamja politike dhe ushtarake, formulojnë së bashku me ne qëndrime për të ndërtuar strategjitë e sigurisë për të sotmen dhe të ardhmen e Aleancës.
Forcat tona të Armatosura së bashku me trupat e tjera të Aleancës po përballojnë me kurajë dhe profesionalizëm një nga sfidat më të mëdha të saj për të vendosur paqen, sigurinë dhe rendin demokratik në Afganistan, për të cilat ne jemi shumë krenarë.
Sot është dita për falenderuar të gjithë popullin shqiptar, të gjithë ata që nuk e humbën shpresën dhe luftuan me diktaturën për të prekur lirinë, të gjithë ata që patën frymëzim demokracinë dhe dita për t’u përulur ndaj kujtimit të atyre që luftuan dhe dhanë jetën që kombi shqiptar të jetojë ëndrrën e vet.
Ne do të mbetemi të vendosur në angazhimet tona dhe në përgjegjësitë tona dhe se anëtarësimi në NATO na bën më të përgjegjshëm ndaj sfidave tona të brendshme dhe të jashtme, por edhe më të sigurt se nuk jemi vetëm në përballjen e tyre. Ne jemi së bashku me vendet dhe popujt e lirë të botës së qytetëruar.”