Presidenti Topi pret Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, zotin Xhovani Pitela.

31 mars 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, zotin Xhovani Pitela, dhe delegacionin që e shoqëron, gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë. Në takim ishte i pranishën edhe Ambasadori italian në Tiranë, Saba D’Elia.
Pasi bëri një përshkrim të shkurtër të situatës politike aktuale në vend, Presidenti Topi shprehu kënaqësinë për nivelin e lartë të marrëdhënieve me Parlamentin Evropian dhe vlerësoi rolin e pamohueshëm të Parlamentit Evropian në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Me këtë rast, Presidenti shqiptar shprehu dhe vullnetin për rritjen e kontakteve me Parlamentin Evropian, si një element me rëndësi në avancimin e procesit të integrimit, duke theksuar rëndësinë e liberalizimit sa më të shpejtë të regjimit të vizave si përmbushje e një aspirate madhore të popullit shqiptar për t’u bërë pjesë edhe zyrtarisht në familjen tradicionale evropiane.
Kryetari i Shtetit shprehu gjithashtu kënaqësinë për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike me Italinë dhe theksoi se zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat është mjaft i rëndësishëm. Në këtë kuadër, Presidenti Topi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Italisë duke i përcjellë njëkohësisht përshëndetjet më të përzemërta për autoritetet më të larta të vendit fqinj.
Gjatë takimit, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit të liberalizimit të vizave, i cili do të sigurojë lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë, si një hap përshpejtimi drejt integrimit në Bashkimin Evropian. “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE i shërben stabilitetit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të këtij rajoni dhe afirmon njëkohësisht rolin e BE-së, si një organizatë ndërkombëtare me influencë të gjerë. Shqipëria kontribuon mjaft në rritjen e stabilitetit në rajon me anë të rritjes së bashkëpunimit me vendet fqinje, dhe jep garanci për zhvillimin e tij, duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm”, - theksoi Presidenti Topi.
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, zoti Xhovani Pitela, duke shprehur besimin se Shqipëria do të arrijë të përmbushë me sukses dhe sa më shpejt detyrimet integruese për në Bashkimin Evropian, theksoi rëndësinë që ka qëndrueshmëria politike në vend për këtë proces. Zoti Pitela vlerësoi lart rolin pozitiv e moderues të Presidentit Topi për zgjidhjen e ngërçit aktual politik duke vënë në pah gjithashtu edhe rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në konsolidimin e paqes e stabilitetit në rajonin Ballkanit Perëndimor dhe në integrimin e këtij rajoni në familjen evropiane.