E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Kryetarin e PS-së, Edi Rama dhe deputetin Erion Braçe

21 dhjetor 2010

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në mesditë me kërkesën e tyre Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe deputetin socialist të Qarkut të Beratit, Erion Braçe.

Kryesocialisti Rama dhe deputeti Braçe e informuan Presidentin e Republikës rreth një shqetësimi të tyre në fushën e drejtësisë.

Pasi i dëgjoi me vëmendje, Kryetari i Shtetit dhe njëkohësisht Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i siguroi se institucionet e drejtësisë do të shqyrtojnë çështjen në fjalë me paanshmëri në funksion dhe në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›