Presidenti Topi pret Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni.

3 shtator 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot paradite në Pallatin e Brigadave, Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni dhe delegacionin që e shoqëronte gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.
Pasi u uroi mirëseardhjen dhe shprehu kënqësinë e veçantë për këtë takim, Kreu i shtetit e përgëzoi Ministrin Hyseni për punën e tij të suksesshme e të vyer gjatë gjithë procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës, shpalljes së pavarësisë dhe njohjes nga sa më shumë vende të botës të shtetit më të ri ballkanik. Presidenti Topi vlerësoi maturinë e klasës politike dhe udhëheqjes kosovare në kapërcimin e sfidave të ndryshme, ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve të pavarura demokratike, arritjet e deritanishme të diplomacisë së re kosovare, duke përmendur këtu veçanërisht emërimin e dhjetë ambasadorëve të rinj kosovarë dhe vuri në dukje nevojën e sinkronizimit të të gjithë elementëve diplomatikë mes dy vendeve tona.
Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni, pasi falenderoi për pritjen e rezervuar nga Kreu i shtetit, shprehu mirënjohjen për ndihmesën dhe përkrahjen e mbarë shtetit shqiptar dhe përfaqësueve të tij, që ia kanë lehtësuar shumë punën Kosovës në kapërcimin e sfidave, me të cilat i është dashur të përballet deri më tani si shtet i sapokrijuar. Z. Hyseni përshkroi punën e Ministrisë së Jashtme që ai drejton, procesin e suksesshëm të njohjes nga dyzet e gjashtë shtete të pavarësisë së Kosovës, emërimin e dhjetë përfaqësuesve diplomatikë të saj në selitë ndërkombëtare duke theksuar se Kosova është optimiste dhe krenare për gjithçka ka arritur deri tani.
Presidenti Topi dhe Ministri Hyseni, duke folur rreth situatës në Ballkan, ndanë mendimin mbi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit të gjithanshëm rajonal si dhe të rritjes së partneritetit të gjithanshëm dyke synuar përmbushjen e objektivave të përbashkëta integruese në familjen e madhe evropiane.