Presidenti Topi pret një grup studentësh kosovarë.

3 shtator 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot paradite një takim të ngrohtë e miqësor me një grup studentësh kosovarë, të cilët po ndjekin një kurs specializimi në Akademinë Diplomatike të Shqipërisë.
Presidenti Topi i përgëzoi të rinjtë dhe të rejat kosovare për këtë ndërmarrje të re specializimi në Akademinë shqiptare të Diplomacisë, duke vënë në pah rëndësinë e shkollimit dhe përgatitjes profesionale politike e diplomatike gjatë kësaj faze të rëndësishme të njohjes së mëtejshme të pavarësisë së Kosovës. Kreu i shtetit duke dialoguar me brezin e ri të diplomatëve kosovarë, nënvizoi arritjet e deritanishme gjatë procesit të njohjes së Kosovës si një shtet i ri në hartën politike të botës falë edhe mbështetjes së demokracive më të fuqishme perëndimore si dhe emërimet e dhjetë ambasadorëve, që do ta përfaqësojnë atë në kancelaritë ndërkombëtare.
Kreu i shtetit vuri në dukje nevojën e koordinimit dhe bashkëpunimi sinergjik mes diplomacisë shqiptare dhe gjithë strukturave dhe institucioneve legjitime të Kosovës duke theksuar se pas demokratizimit të Ballkanit dhe largimit përfundimtar nga skenarët e luftërave ndër-etnike, po mundësohet përditë e më tepër orientimi i tij drejt integrimit të plotë euroatlantik dhe po projektohet e ardhmja e sigurtë në gjirin e familjes evropiane.
Përfaqësia e diplomatëve të ardhshëm kosovarë, pasi falenderuan Presidentin Topi për pritjen e ngrohtë, vlerësuan rolin tepër të rëndësishëm dhe përkushtimin e Shqipërisë dhe institucioneve e përfaqësuesve të saj në ndërgjegjësimin e mbarë opinionit ndërkombëtar për zgjidhjen e sukseshme të çështjes së Kosovës që u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë dhe njohjen e saj nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë. Studentët kosovarë çmuan dhe shprehën mirënjohjen gjithashtu për ndihmesën dhe përvojën e vyer që mundën të përfitojnë nga diplomacia shqiptare dhe strukturat e saj si nga ana teorike ashtu edhe nga ajo praktike duke u zotuar se si diplomatë të ardhshëm, do të punojnë sa më mirë për paqen dhe bashkëpunimin e gjithanshëm mes vendeve të rajonit dhe botës.