Presidenti Topi pret Nënkryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit austriak, Fric Nojgebauer

17 mars 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Presidencë Nënkryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit austriak, Fric Nojgebauer dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.
Pasi u uroi mirëseardhjen dhe vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe që ekzistojnë mes dy vendeve tona, Presidenti Topi, duke shprehur vullnetin dhe angazhimin e plotë institucional, theksoi se vizita të tilla të nivelit të lartë janë të rëndësishme për zhvillimin dhe thellimin e mëtejshëm të tyre. Në këtë kuadër, Kryetari i Shtetit vlerësoi diplomacinë parlamentare, si një fushë të rëndësishme bashkëpunimi, si dhe shprehu besimin që bashkëpunimi edhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë si ekonomia, shkëmbimet tregtare, turizmi, do t’i shërbenin rritjes së ndërveprimit të gjithanshëm dypalësh.
Në vijim, pasi vuri në dukje se Kosova është një faktor i ri qëndrueshmërie në rajon, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi rëndësinë e integrimit të të gjitha vendeve të rajonit ballkanik në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanshme të Austrisë për vendin tonë në rrugën e integrimit drejt familjes së madhe evropiane.
Nga ana e tij, Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Parlamentit austriak, Fric Nojgebauer, duke vlerësuar arritjet e Shqipërisë dhe bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm mes dy vendeve tona, shprehu mirënjohjen për pritjen e rezervuar nga Kreu i Shtetit dhe siguroi për vullnetin e Austrisë dhe institucioneve të saj për të vazhduar mbështetjen e fuqishme në drejtim të përmbushjes së aspiratave integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, zoti Nojgebauer, pasi vlerësoi rolin moderator dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon, theksoi se Bashkimi Evropian nuk do të ishte i plotë pa integrimin në të jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.