Presidenti Topi uron Presidentin Napolitano për 150-vjetorin e bashkimit të Italisë

18 mars 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi të dërguar me rastin e festimeve të veçanta të zhvilluara dje në vendin fqinj, uron Presidentin Xhorxho Napolitano për 150-vjetorin e bashkimit të Italisë.
“I nderuar zoti President,
Me rastin e Festës së 150-vjetorit të bashkimit të Republikës së Italisë, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, edhe në emër të popullit shqiptar, që t’ju përcjell Juve dhe popullit mik italian, urimet e mia më të ngrohta e miqësore për këtë ditë të shënuar!
Bashkimi i Italisë në vitin 1861 shënon një ngjarje historike shumë të rëndësishme jo vetëm për Italinë, por edhe për shumë vende të Evropës së asaj kohe. Kjo lëvizje politike dhe shoqërore që u finalizua me bashkimin e shteteve të ndryshme të ndara të Gadishullit Apenin në një vend të vetëm ishte një proces i vështirë dhe me shumë sakrifica. Trashëgimia dhe vetë procesi i këtij bashkimi ka lënë mbresa të thella dhe ka ndikuar edhe në vendet fqinje të Italisë, siç është dhe Shqipëria.
Dëshiroj të nënvizoj me kënaqësi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy popujve dhe vendeve tona, të bazuara në lidhjet historike dhe kulturore, për të cilat jam i bindur se do forcohen dhe më tej në të ardhmen. Historia dhe marrëdhëniet tradicionale mes popujve tanë, afërsia gjeografike e kulturore mes tyre, integrimi i plotë e i suksesshëm i emigrantëve shqiptarë në Itali, janë baza të fuqishme për rritjen dhe konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Gjithashtu, vlerësoj lart mbështetjen që Italia i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në përpjekjet e saj drejt integrimit euroatlantik, si dhe në përfshirjen sa më të shpejtë të vendit tonë në familjen e përbashkët evropiane.
Së bashku me urimet më të përzemërta, Ju lutem pranoni, i nderuar zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.