E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Përfaqësuesin e Përhershëm të Britanisë së Madhe në NATO, Methju Kid.

19 shtator 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një takim me Përfaqësuesin e Përhershëm të Britanisë së Madhe në NATO, z. Methju Kid, i cili shoqërohej edhe nga Ambasadori anglez në Tiranë, Freizer Uillson.

Presidenti Topi, pasi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, kontributin dhe ndihmesën e Britanisë së Madhe në përmbushje të aspiratës së Shqipërisë në drejtim të anëtarësimit në familjen euro-atlantike, vuri në pah edhe rolin pozitiv të Shqipërisë në qetësimin e rajonit dhe sidomos në drejtim të mbështetjes së Planit Ahtisari për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që është pavarësia e saj.

Z. Kid u shpreh mjaft i kënaqur për përparimin e dukshëm të Shqipërisë në arritjen e standarteve të anëtarësimit në NATO dhe përgëzoi Presidentin Topi për rolin e tij si katalizator në nxitje të reformave të mëtejshme si ajo zgjedhore dhe reforma në drejtësi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›