E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi priti Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

20 shtator 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti.

Presidenti Topi vlerësoi gjatë takimit kontributin e dhënë nga faktori shqiptar në Maqedoni në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe kontributin në marrëdhëniet shumë të mira, që ekzistojnë mes dy vendeve dhe, veçanërisht, të bashkëpunimit për aspiratën e përbashkët për integrimin në BE dhe në NATO.

Duke u ndalur në situatën në rajon, Presidenti Topi dhe z. Ahmeti vlerësuan qëndrimet e unifikuara të faktorit shqiptar për të ardhmen e Kosovës, pavarësisë së saj bazuar në Paketën Ahtisari, si zgjidhja më e mirë për të ardhmen, jo vetëm të Kosovës, por edhe të vetë Serbisë e të gjithë rajonit. Dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët se nuk mund të ketë kthim prapa për statusin e Kosovës, si dhe vlerësuan qëndrimet koherente të SHBA-ve dhe vendeve të BE-së për një zgjidhje të bazuar në Paketën Ahtisari.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›