E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1269, DATË 17.9.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, MËNYRËN E FUNKSIONIMIT DHE DETYRAT E PËRGJEGJËSITË E STRUKTURAVE SHTETËRORE, TË NGARKUARA PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TI

V E N D I M
PëR
NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.1269, DATë 17.9.2008, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRBëRJEN, MëNYRëN E FUNKSIONIMIT DHE DETYRAT E PëRGJEGJëSITë E STRUKTURAVE SHTETëRORE, Të NGARKUARA PëR SHQYRTIMIN E VLEFSHMëRISë LIGJORE Të KRIJIMIT Të TITUJVE Të PRONëSISë MBI TOKëN BUJQëSORE”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 1,  e shkronjës “A”, të kreut I, “Përbërja, mënyra e funksionimit, detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit Qeveritar të Tokës (KQT)”, e vendimit nr.1269, datë 17.9.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Komisioni Qeveritar i Tokës kryesohet nga ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin dhe përbëhet nga:
• Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, zëvendëskryetar;• Ministri i Brendshëm, anëtar;• Ministri i Drejtësisë, anëtar;• Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, anëtar.
Kur për shkaqe të arsyeshme, ministri nuk mund të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Qeveritar të Tokës, atëherë ai duhet të kërkojë paraprakisht, me shkrim, duke paraqitur këto shkaqe,  miratimin e Kryetarit. Në vend të tij, me miratimin me shkrim të Kryetarit, merr pjesë, me të drejtë vote, zëvendësministri i autorizuar nga ministri.
Në mbledhjen e Komisionit Qeveritar të Tokës merr pjesë rregullisht, pa të drejtë vote: • Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë,• Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit të Burimeve dhe Ofrimit të Shërbimeve në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI  BERISHA
10/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›