VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E LISTËS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA SHQIPTARE, QË KANË KARAKTER REFERUES PËR PREZUMIMIN E KONFORMITETIT TË ASHENSORËVE
V E N D I M
PëR
PëRCAKTIMIN E LISTëS Së STANDARDEVE Të HARMONIZUARA SHQIPTARE, Që KANë KARAKTER REFERUES PëR PREZUMIMIN E KONFORMITETIT Të ASHENSORëVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, pika 19, e 27, të ligjit nr.9779, datë 16.7.2007, “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:
1. Përcaktimin e standardeve të harmonizuara shqiptare, që kanë karakter referues për prezumimin e konformitetit të ashensorëve, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.2. Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilave janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të ashensorëve me kërkesat thelbësore, të përcaktuara në vendimin nr. 91, datë 27.1.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullit teknik “Për kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të ashensorëve””.3. Ngarkohet mnistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA10/02/2010