Presidenti Topi pret një përfaqësi fëmijësh të dalluar të shkollave të Tiranës me rastin e Vitit të Ri 2011.

28 dhjetor 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, pritën sot në Presidencë me rastin e Vitit të Ri 2011, fëmijë të talentuar dhe nxënës të dalluar me rezultate shumë të mira të shkollave 9-vjeçare të Tiranës, të Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ dhe të Shkollës Kombëtare të Koreografisë.
Fillimisht, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë u përshëndetën përzemërsisht me të gjithë fëmijët e pranishëm, të cilët shprehën emocionet e tyre në këtë ditë të shënuar për ta.
Më pas u shfaq një program i shkurtër artistik të përgatitur me këtë rast, me pjesë të zgjedhura baleti, këngë, recitime e interpretime në instrumenta muzikorë, i cili u ndoq me shumë interes nga Kreu i Shtetit dhe Zonja e Parë, si dhe fëmijët e tjerë të pranishëm së bashku me mësuesit e tyre.
Presidenti Topi duke përshëndetur të gjithë fëmijët e Shqipërisë, u shpreh:
“Të dashur fëmijë,
Të dashur nxënës,
Të nderuara mësuese,
Të nderuar përfaqësues të medias,
Është kënaqësi e veçantë që takohemi së bashku sot. Ju sot i jepni këtij mjedisi një gëzim e një bukuri të veçantë. Në prag të festës së bukur të Vitit të Ri, melodia dhe baleti që sapo ndoqëm e ka shoqëruar njerëzimin për rreth 200 vjet me radhë; natë e bardhë, natë e qetë, besoj se është nata më e bukur për të gjithë. Por besoj që më shumë se për cilindo, për fëmijët është festa më e bukur e vitit.
Unë dëshiroj t’ju përshëndes, t’ju uroj një vit të ri të bukur, të gëzuar, juve, familjeve tuaja, prindërve, mësuesve, dhe ta gëzojmë të gjithë së bashku këtë vit, i cili na gjen më mirë se sa një vit më parë. Ju të dashur fëmijë, sidomos fëmijët e vegjël, sepse, pastaj me kalimin e kohës kur fëmijët rriten, marrin kontakt me librin dhe me realitetin, gjërat fillojnë dhe ndryshojnë, por gjëja më e bukur për një fëmi është që kontaktin më të ndjerë e ka me Babagjyshin. Unë kam dëgjuar që shumë fëmijë në botë kanë korrespondencë me babagjyshërit, i shkruajnë letra, i kërkojnë dhurata. Disa janë shumë kuriozë, duan të dinë se si është Babagjyshi, çfarë moshe ka, a ka fëmijë apo s’ka fëmijë, ku jeton. Pra, ka shumë fantazi, ka shumë gjëra, por është shumë e rëndësishme që juve, në imazhin tuaj ta përfytyroni Babagjyshin ashtu siç është, një Babagjysh i cili mendon për fëmijët, i sjell dhurata. Shumë prej jush i presin dhuratat nga oxhaku, dikush nga dritarja, por gjëja më e bukur kur Babagjyshi mendon që juve të jeni të gëzuar, që të kaloni një vit shumë të bukur. Dhe besoj që fëmijët e vegjël, pastaj nxënësit dhe këtu është një përfaqësi e nxënësve të dalluar, unë dëshiroj që t’i përgëzoj për rezultatet e arritura, sepse kanë pasur një vit të lodhshëm, por me arritje të gëzueshme. Dëshiroj t’ju përgëzoj për vullnetin që keni. E kam thënë dhe vjet, në takimin me disa fëmijë të tjerë, e them edhe sot që jeta të bën më të përgatitur nëse e ke filluar qysh në bankat e shkollës, duke studiuar, duke studiuar me shumë kujdes, jo vetëm librat e shkollës, por duke lexuar edhe libra të tjerë jashtë shkollës, duke respektuar prindërit, duke i dashur prindërit dhe mësuesit, sepse janë ata që përgatisin të ardhmen tuaj. Unë jam i bindur që juve keni mësuar, por sot juve demonstruat që jeni edhe nxënës të talentuar. Të gjithë ata artistë të mëdhenj që ne i shohim sot nëpër skena, jo vetëm nëpër skenat e Shqipërisë, por edhe nëpër skenat botërore, kanë qenë të vegjël si ju, kanë qenë të vegjël dhe e kanë shpallur talentin e tyre publikisht, siç e shpallët ju sot. Jam i bindur që juve do të jeni njerëz të përgatitur, dikush do të bëhet artist, dikush do të bëhet inxhinier, dikush do të bëhet mjek, dikush do të bëhet gazetar, kështu janë të gjitha profesionet. Dikush mund të bëhet dhe politikan, - e pashë që kjo e fundit ju pëlqeu më shumë, - por mendoj që juve keni të ardhme të sigurt përpara, të sigurt sepse edhe kushtet janë të tjera. Sot, Shqipëria është më afër Evropës. Juve do rriteni dhe do t’i kuptoni më mirë gjërat se në ç’rrugë ka kaluar Shqipëria, në ç’rrugë kanë kaluar prindërit tuaj, familjet tuaja, mësuesit tuaj, rrugën e vështirësive, por edhe rrugën e suksesit. Dhe jam i bindur që sa më shumë të kalojnë vitet, ju do i kujtoni këto gjëra që po i dëgjoni sot, aq më shumë do të bindeni që nesër, kur të rriteni, do jeni qytetarë të lirë, njerëz të lirë, por njerëz shumë të përgatitur. Për këtë unë kam bindje, sepse juve e demonstroni shumë mirë, edhe nga informacionet që unë kam marrë për ju, por edhe për atë çfarë juve shpalosët këtu përpara me atë koncert të shkurtër por shumë simpatik.
Unë edhe njëherë dëshiroj t’ju uroj, t’ju përqafoj fort, t’ju uroj një Vit të Ri të gëzuar së bashku, për një vit akoma më të mirë!”
Në fund, në një atmosferë të gëzueshme festive, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë u shpërndanë fëmijëve dhurata simbolike.