Presidenti Topi pritet nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar.

13 tetor 2009
Ljubljanë, Slloveni
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron gjatë vizitës së tij zyrtare dyditore në Slloveni u pritën sot dhe nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar.
Në këtë takim bashkëbiseduesit vlerësuan pikësëpari rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar me bindjen se Parlamentet e dy vendeve mund të japin një kontribut të rëndësishëm në nxitjen dhe zhvillimin e proceseve integruese të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Presidenti Topi vuri në dukje se në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë, thellimi i bashkëpunimit institucional është i një interesi të veçantë dhe të ndërsjellë. Kryetari i Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palёs sllovene si në asistencën ndaj konsolidimit të demokracisë shqiptare, ashtu edhe në rrugën e saj të integrimit evropian dhe euroatlantik. “Ne vlerësojmë kontributin slloven në suksesin e arritur për anëtarësimin e Shqipёrisё në NATO, si dhe mbështetjen sllovene për aplikim të Shqipërisë në kërkim të Statusit të Vendit Kandidat për në BE”, - vuri në dukje Presidenti Topi, duke shprehur besimin në vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje dhe në të ardhmen.
Presidenti Topi nënvizoi gjithashtu faktin se Shqipёria vlerёson angazhimin maksimal të palës sllovene pёr mbajtjen e axhendёs sё integrimit tё vendeve tё Ballkanit Perёndimor nё BE dhe veçanёrisht pёr tё bёrё realitet angazhimin e marrё nga BE pёr lëvizjen e lirё tё qytetarёve tanё nё vendet e hapësirёs Shengen. Në këtë kuadër, Kryetari i Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Sllovenia i dha së fundmi Shqipërisë në drejtim të liberalizimit të vizave dhe nënvizoi se liberalizimi i vizave për të gjitha vendet e rajonit është i një rëndësie thelbësore dhe një hap konkret, vendimtar që i afron më tej këto vende me familjen e madhe evropiane, duke i çuar më pranë realizimit të aspiratës madhore të integrimit në BE. “Ne jemi të ndërgjegjshëm për punën e pritshme ndaj përmbushjes së angazhimeve brenda afatit të duhur kohor dhe për sfidat e tjera që na presin në të ardhmen”, - u shpreh Presidenti Topi. Në këtë drejtim, ai vuri në dukje domosdoshmërinë e vijimi të bashkëpunimit me vendet e rajonit, sidomos në aspektin ekonomik. Në të njëjtën kohë, Kryetari i Shtetit shprehu interesimin e palës shqiptare në rritjen e bashkëpunimit me Slloveninë dhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë si ajo e turizmit, energjitikës, bujqësisë, infrastukturës, arsimit e kulturës, etj..
Nga ana e tij, Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, të cilat vërtetohen më së miri edhe nga vizita e Presidentit Topi, si dhe arritjet e Shqipërisë në rrugën e integrimit euroatlantik duke theksuar se vendi ynë është në rrugë të mbarë edhe përsa i përket integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë pikë kryeparlamentari slloven e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar se Sllovenia do të vazhdojë të ofrojë si mbështetjen e saj të fuqishme për kryerjen e suksesshme të reformave të duhura politike, ekonomike ashtu edhe përsa u përket shkëmbimit të përvojave positive.
Në këtë drejtim zoti Gantar vuri në dukje rëndësinë e përmbushjes së standardeve integruese, përafrimin e kuadrit ligjor me atë të Bashkësisë Evropian ku një rol të rëndësishëm luajnë edhe parlamentet respektive dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë e frytshëm mes komisioneve specifike parlamentare.