Presidenti Topi pritet nga Presidenti i Sllovenisë, Danilo Tyrk.

13 tetor 2009
Ljubljanë, Slloveni
Në fillim të vizitës së tij zyrtare në Slloveni, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, si dhe delegacioni zyrtar që shoqëron Presidentin gjatë kësaj vizite, u pritën me anë të një ceremoniali zyrtar dhe ndere ushtarake nga Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Danilo Tyrk dhe Zonja e Parë sllovene, Barbara Mikliç Tyrk.
Në vijim, dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas kryesuan bisedimet e delegacioneve respektive. Zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe, intensifikimi i bashkëpunimit politik, ekonomik dhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë si ajo e energjitikës, turizimit, infrastrukturës, etj., ishin pjesë e këtyre takimeve. Vëmendje e posaçme gjatë këtyre bisedimeve iu kushtua bashkëpunimit bilateral dhe atij rajonal në kuadër të integrimit në Bashkimit Evropian. Në përfundim të këtij takimi, Presidenti Topi dhe Presidenti slloven, Tyrk dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Presidenti Tyrk: Mirëdita! Sot është një ditë e veçantë kur kam rastin të mikpres Presidentin e Shqipërisë, zotin Bamir Topi dhe delegacionin zyrtar që e shoqëron atë në këtë vizitë të rëndësishme në vendin tonë. Marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe ato po njohin dita-ditës zhvillime edhe më dinamike.
Shqipëria është në rrugë të mbarë. Sapo është bërë anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, në prill të vitit 2008 dhe është në udhën e integrimit të saj në strukturat evropiane. Biseduam për situatën politike në vendet tona respektive dhe vlerësuam bashkëpunimin e lartë politik midis dy vendeve tona duke rënë dakort që ka hapësira për rritjen dhe zgjerimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe atij diplomatik. Në këtë drejtim e informova Presidentin Topi që së shpejti do të hapet në Tiranë përfaqësia diplomatike e Republikës së Sllovenisë, e cila do t’u japë një nxitje të mëtejshme zhvillimit të marrëdhënieve tona.
Shqipëria është shteti më dinamik në Evropë përsa i përket zhvillimit të saj politik dhe rritjes mbresëlënëse ekonomike. Sllovenia e ka përkrahur Shqipërinë në procesin e saj integrues në strukturat euro-atlantike dhe jemi shumë të kënaqur që Shqipëria ka bërë përparime edhe në drejtim të integrimit të saj në gjirin e familjes evropiane.
Diskutuam edhe për rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajonin tonë të Evropës Juglindore në drejtim të paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë. E vlerësova lart këtë rol pozitiv e të rëndësishëm. Diskutuam edhe për çështjet rajonale, për Kosovën, si dhe për çështjen e Bosnje-Hercegovinës. Kosova sovrane është pjesë e qëndrueshmërisë së Ballkanit dhe respektimi i sovranitetit të shtetit juridik do ta forconte akoma edhe më tej këtë qëndrueshmëri, e cila përbën bazën e paqes dhe stabilitetit të mbarë rajonit. Për këtë duhet edhe bashkëpunimi i të gjitha shteteve të rajonit tonë. Forcimi i institucioneve të shtetit të së drejtës në Kosovë do ta konsolidonte patjetër edhe sovranitetin e saj. Përsa i përket Bosnje-Hercegovinës, diskutuam që e ardhmja e saj duhet të jetë në gjirin e NATO-s pasi të ketë ndjekur të gjitha etapat e MAP-it, Plani-Veprimit të Anëtarësimit.
Shqipëria nga ana e saj ka kandiduar për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në Bruksel është përpiluar edhe Raporti i Zhvillimit të saj për vitin 2008-2009, i cili do të vlerësojë arritjet dhe mangësitë e saj në kontekstin e hyrjes së ardhshme në Bashkimin Evropian.
Diskutuam edhe për rritjen e shkëmbimeve tregtare-ekonomike. Në delegacionin shqiptar janë të përfshirë edhe një grup i rëndësishëm përfaqësuesish të sipërmarrjeve shqiptare, me të cilët nesër do të zhvillojmë një Forum Biznesi ku do të diskutohet edhe gjetja e mundësive të reja për investime dhe bashkëpunim më të frutshëm ekonomik. Vizita e zotit Topi dhe delegacionit të rëndësishëm që e shoqëron na mbush me kënaqësi, sepse do të jetë një vizitë shumë konkrete, ku në axhendë janë parashikuar edhe biseda për çështje specifike ekonomike. Kështu që bashkëpunimi mes Sllovenisë dhe Shqipërisë është i vendosur dhe do të njohë patjetër rritje të reja në të gjitha fushat me interes reciprok.
Shqipëria dhe Sllovenia kanë përfituar shumë nga bashkëpunimi i frutshëm dhe marrëdhëniet e mira që gëzojmë. Ne do të përpiqemi që ta rrisim edhe më tepër këtë bashkëpunim qoftë përsa u përket marrëdhënieve dypalëshe, ashtu edhe atyre në kuadrin shumëpalësh dhe atë rajonal. Kështu që mund të përfundoj duke theksuar se takimi ynë sot ishte shumë pozitiv dhe tani do t’ia kaloj fjalën Presidentit Topi.
Presidenti Topi: I nderuar zoti President!
Të nderuar përfaqësues të medias!
Më lejoni të ndaj me ju edhe njëherë gjithë vlerësimet e mia maksimale për marrëdhëniet mjaft të mira që ekzistojnë sot midis Shqipërisë dhe Sllovenisë. Një kontribut shumë të rëndësishëm për forcimin e këtyre marrëdhënieve keni edhe ju, zoti President.
Shqipëria falenderon Slloveninë për ndihmën e çmuar që i është dhënë asaj në rrugën e integrimit euro-atlantik. Padyshim marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të shtrihen jo vetëm në forcimin e dialogut politik, por edhe në marrëdhëniet ekonomike, në marrëdhëniet midis institucioneve të ndryshme, dhe besoj që të dyja vendet tona, duke patur të njëjtën rrugë, të njëjtën aspiratë, kanë të njëjtin këndvështrim edhe për situatën në rajonin tonë të Ballkanit.
Unë ju falenderoj për konsideratat mjaft pozitive, do të thoja mjaft realiste, që keni transmetuar edhe para medias për Shqipërinë! Shqipëria është një vend, i cili po bën përditë një përparim të dukshëm qoftë nga pikëpamja e ndërtimit të institucioneve, e ndërtimit të shtetit të së drejtës, e forcimit të ekonomisë dhe besoj ajo që sot citohet nga të gjithë interlokutorët është roli i rëndësishëm konstruktiv i Shqipërisë në rajon. Ne dëshirojmë që të kemi një rajon në paqe, një rajon të sigurtë, që përtej marrëdhënieve dhe dialogut të rëndësishëm politik, të ketë investime të fuqishme në rajon, sepse të gjitha vendet tona e kanë shprehur aspiratën për të qenë pjesë e familjes evropiane. Padyshim vendeve tona u kërkohet jo thjesht predispozicion, por u kërkohet që të ndërtojnë raporte institucionale, të vazhdojnë reformat, dhe Shqipëria ësthë e vendosur të vazhdojë reformat ë thella në të gjitha fushat e veprimtarisë për të ndërtuar sikurse thashë një shtet juridik mbi bazën e standardeve më të mira që kanë vendet e Bashkimit Evropian.
Kemi biseduar me zotin President për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe. Unë jam i shoqëruar në këtë vizitë nga një grup i rëndësishëm i biznesit shqiptar në rikthim të vizitës që biznesi slloven ka bërë në Shqipëri, një vizitë të bërë me zotin President, dhe besoj që është krijuar një urë komunikimi mjaft e rëndësishme që marrëdhënieve politike të këtij niveli t’u përgjigjen edhe marrëdhëniet ekonomike të një niveli edhe më të lartë. Intensifikimi i këtyre marrëdhënieve, por edhe i futjes në veprim i institucioneve të drejtësisë, institucioneve të edukimit, të universiteteve, të Akademisë së Shkencave do të bëjë të mundur që vendet tona të njihen më mirë dhe të kenë patjetër një komunikim të drejtpërdrejtë.
Diskutuam për nevojën e forcimit të koncepteve, gjëra strategjike që kanë të bëjnë me zgjerimin e NATO-s në Ballkan. Natyrisht ne që jemi vende të NATO-s dhe do të japim një kontribut shumë serioz jo thjesht nga angazhimet në funksion të përmasave të vendeve dhe popullsisë, por do të vazhdojmë të jemi shumë luajalë, do të jemi pjesëmarrës dhe kontribues të rëndësishëm të rritjes dhe paqes dhe sigurisë në rajon që është një nga shinat e filozofisë së Aleancës së sigurisë që ka të bëjë me filozofinë e NATO-s.
Ne do të jemi vazhdimisht në kontakt. Do të marrim pjesë së afërmi edhe në një takim rajonal në Bosnje ku do të diskutohet jo thjesht për çështje të komunikimit dhe të dialogut, të rritjes së bashkëpunimit ekonomik, por do të diskutohet edhe për çështje specifike që do të kenë të bëjnë me daljen e këtyre vendeve nga situate të tensionuara për t’u bërë pjesë e këtij rajoni, i cili nuk do të ketë më probleme që lidhen me të kaluarën e tyre.
Zoti President! Të nderuar përfaqësues të medias!
Unë jam i bindur që kjo vizitë do të rrisë ndjeshëm edhe komunikimin në shumë nivele, jo thjesht midis dy presidentëve, midis kryeministrave, midis minstrave të jashtëm, por edhe në nivele të tjera, sepse do të jetë e mundur një lëvizje më e mirë e shqiptarëve në rajon. Ne sot kemi një sfidë përpara, dhe besoj që ju keni qenë të ndjeshëm dhe do ta ndihmoni Shqipërinë në procesin e liberalizimit të vizave. Shqiptarët e kanë ndjerë më shumë se kushdo tjetër izolimin. Sot është një kohë tjetër. Është një erë e re. Shqiptarët janë jo vetëm konsumues të demokracisë, por janë duke luajtur edhe një rol të dukshëm konstruktiviteti në rajon dhe në marrëdhënie bilaterale. Ju falemnderit!
Pyetje: Agjencia Rojters. Opozita në vendin tuaj ka bojkotuar Parlamentin. A po funksionon demokracia në Shqipëri? Çfarë ka bërë Presidenti i Shqipërisë në këtë rast dhe si i shikoni zhvillimet mëtejshme? A e pengon kjo integrimin evropian të Shqipërisë dhe a do të reflektohet në Progres-Raportin?
Presidenti Topi: Falemnderit për pyetjen! Një pyetje shumë interesante. Pas zgjedhjeve politike të qershorit, Partia Socialiste, e cila ka gjashtëdhjetë e pesë vende në Parlamentin e Shqipërisë, kontenston rezultatin e zgjedhjeve dhe ka një vendim politik të Partisë Socialiste për të bojkotuar Parlamentin.
Presidenti i Shqipërisë natyrisht që ka bërë apelet e duhura, siç i takon Kreut të Shtetit që të forcohet dialogu, të rivendoset dialogu politik, sepse në një vend demokratik, pa dialog politik nuk mund të ketë shanse për zgjidhje racionale dhe demokratike dhe natyrisht që kam bërë thirrjet e mia që institucionet të jenë në funksionim të plotë.
Presidenti mund të bëjë apele. Sigurisht çështja e pjesëmarrjes nuk ka të bëjë me vullnetin e Presidentit, por ka të bëjë me vullnetin e partive respektive në këtë proces. Unë besoj që demokracia në Shqipëri funksionon. Natyrisht institucionet konsolidohen çdo ditë. Unë nuk besoj që të ketë faktorë që të jenë treguar kontestues në procesin e integrimit, por procesi i integrimit kërkon pjesëmarrje, kërkon bashkëpunim dhe besoj që roli i institucioneve të Shqipërisë dhe mënyra e sjelljes së institucioneve të Bashkimit Evropian do të jetë e tillë që nuk do të krijohet asnjë lloj pengese për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Përsa i përket Progres-Raportit, unë besoj që Shqipëria, sikurse e tha edhe zoti President, ka mjaft gjëra për të cilat mund të krenohet në progresin e vet. Sigurisht demokracitë e vendeve që kanë dalë nga një izolim i thellë kanë problemet e veta, por besoj që arritjet pozitive janë ato që dominojnë në atë proces që ne dëshirojmë ta realizojmë. Dhe besoj që nuk do të ketë elementë substancialë kontestuesë, që do të pengojnë rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Pyetje: Mirëdita zoti President! Kam qenë vëzhgues dhe kam punuar në Kosovës ku edhe kam mësuar shqip. Prandaj, për respekt, pyetjen po jua bëj në shqip. Si e vlerësoni faktin që tregtia midis Sllovenisë dhe Shqipërisë është kaq e dobët. Dhe pyetja tjetër do të ishte, si e vlerësoni rolin e Kosovës së pavarur pas fitimit të pavarësisë dhe sidomos rolin e Kosovës në Ballkanin Perëndimor?
Presidenti Topi: Së pari, përgëzime për këtë shqipe korrekte! Së dyti, ju falenderoj për cilësinë e pyetjeve! Besoj që pyetët për një temë, e cila u trajtua edhe në takimin e sotëm që marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve tona, për fat të keq nuk u përgjigjen marrëdhënieve mjaft të mira në nivel politik.
Unë besoj që me rritjen e këtyre kontakteve, me promovimin në mënyrë reciproke të hapësirave të biznesit, të tregtisë dhe lëvizjes së lirë të njerëzve mes dy vendeve tona, me krijimin e lehtësive të rëndësishme në fushën e investimeve, do të ketë një ringjallje edhe të marrëdhënieve të biznesit. Por rilindja e këtyre institucioneve dhe jo vetëm me promovime, mund të realizojë kushtet për rritjen e shkëmbimeve të biznesit, por pastaj çështja e të bërit biznes është një çështje që ka të bëjë me vetë biznesin. Fakti që një grup i madh biznesmenësh, kanë ardhur në Slloveni, jo në mënyrë të sforcuar, por ata kanë ardhur me dëshirë, tregon që ka një rizgjim të interesave të biznesit për të kontaktuar në funksion të interesave të tyre reciproke dhe natyrisht për të forcuar ekonominë e vendeve tona.
Përsa i përket Kosovës, e kam thënë dhe çdo ditë po forcoj bindjen time që lidershipi i Kosovës, edhe për më skeptikët ka dëshmuar që ka një profil të dukshëm perëndimor qoftë në mendësi, qoftë në realizimin e shtetit. Në realizimin e një shteti të ri të ndërtuar mbi bazat e multietnicitetit, dhe besoj që po realizon në më të mirën e mundshme detyrën duke u treguar shumë luajal edhe ndaj premtimeve që ka bërë ndaj faktorit ndërkombëtar, i cili ka qenë shumë influent dhe ka njohur në maxhorancë pavarësinë e shtetit të ri të Kosovës.
Unë shikoj që institucionet e Kosovës po forcohen çdo ditë, po demokratizohen çdo ditë, po bëhen një faktor shumë i rëndësishëm i stabilitetit të rajonit dhe ndryshe nga ç’mund të parashikohej nga qarqe ekstremiste, lidershipi kosovar po tregon një maturitet dhe një tendencë të dukshme për dialog politik. Sot Kosova, natyrisht që ka problemet e veta. Unë besoj që bashkëpunimi me EULEX-in, rritja dhe konsolidimi i institucioneve dhe sidomos forcimi i ekonomisë, do të bëjë të mundur që Kosova të dalë nga problemet që ka patur në retrospektivë, dhe të shkojë me një orientim shumë të qartë për t’u integruar edhe ajo, sikurse shtetet e tjera të Ballkanit në Evropën e Bashkuar.
Kjo është thjesht një çështje kohe, sepse vendosja e planit të perspektivës është e qartë në mendjen dhe në të gjitha projektet e shtetit të ri të Kosovës.