Presidenti Topi priti Ministrin e Jashtëm rumun, Lazar Komanesku.

30 qershor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë Ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Lazar Komanesku dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë.
Pasi u uroi mirëseradhjen, Presidenti Topi vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe si dhe vuri në dukje rëndësinë e shkëmbimit të vizitave në nivele të larta për intensifikimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve. Në këtë kuadër, Presidenti përcolli nëpërmjet Ministrit rumun Komanesku, përshëndetjet më të mira për Kreun e shtetit rumun si dhe dëshirën për ta takuar së afërmi në Tiranë.
Presidenti Topi përshkroi reformat kryesore të ndërmarra në vend si ajo në gjyqësor, reforma zgjedhore, luftën kundër korrupsionit, rritjen ekonomike dhe në këtë pikë, vuri në dukje nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare në fusha me interes të ndërsjelltë si infrastruktura, turizmi, bujqësia, veçanërisht në atë të energjitikës.
Gjatë takimit u diskutua edhe mbi mundësinë e lehtësimit të regjimit të vizave, çka do të krijonte më tepër hapësirë për lëvizjen e lirë të studentëve, përfaqësuesve të artit dhe shkencës, akademikëve, biznesmenëve si dhe shkëmbimit të mallrave e nxitjen e turizimit veçanërisht nëpërmjet rivendosjes së linjës ajrore direkte.
Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për mikpritjen gjatë Samitit të Bukureshtit ku vendi ynë mori ftesën për në NATO si dhe mirënjohjen për mbështetjen që Rumania i ka dhënë përmbushjes së aspiratave integruese të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike dhe familjen e madhe evropiane.
Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm rumun, Lazar Komanesku, pasi falenderoi për pritjen e rezervuar, shprehu urimet më të mira për ftesën e marrë nga Shqipëria për t’u bërë anëtare e NATO-s duke nënvizuar kënaqësinë që dhënia e kësaj ftese u mundësua në Bukuresht. Në këtë kuadër z. Komanesku e siguroi Kreun e shtetit shqiptar mbi vendosmërinë dhe mbështetjen e palëkundur të Rumanisë, të “kësaj avokateje të Shqipërisë në BE për integrimin të plotë në strukturat euro-atlantike dhe më pas, në Bashkimin Europian”, pasi kjo do të ishte jo vetëm në të mirë të vendit tonë, por edhe të vetë BE-së, e cila pa integrimin e Ballkanit Perëndimor nuk mund të quhet e plotë.