Presidenti Topi priti Delegacionin parlamentar të Senatit polak, të kryesuar nga Kryetari i tij, z. Bogdan Borusevic.

26 qershor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë Delegacionin parlamentar të Senatit polak, të kryesuar nga Kryetari i tij, z. Bogdan Borusevic.
Pasi u uroi mirëseardhjen, Presidenti Topi shprehu kënaqësinë për takimin dhe e konsideroi këtë vizitë si të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ndërparlamantar. Presidenti nënvizoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe, që pasqyrohet edhe në vizitat e nivelit të lartë gjatë viteve të fundit, si dhe theksoi interesin për intensifikimin e tyre të mëtejshëm duke i përcjellë përshëndetjet e përzemërta Presidentit polak Kacinski, së bashku me dëshirën për t’u takuar së afërmi në Shqipëri.
Presidenti Topi, pasi bërë një përshkrim të shkurtër të reformave në vend, si reforma gjyqësore, ajo zgjedhore dhe në fusha të tjera, theksoi nevojën e intensifikimit së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare duke vënë në pah se Shqipëria i ka të gjitha kushtet dhe kuadrin e nevojshëm ligjor për të tërhequr më tepër investitorë polakë.
Kreu i shtetit vlerësoi lart mbështetjen që Polonia i ka dhënë vendit tonë për t’u integruar në NATO duke nënvizuar faktin që trupat tona ushtarake kryejnë misione të përbashkëta paqeruajtëse në Irak dhe Afganistan si dhe shprehu mirënjohjen për ratifikimin e Marrëveshjes së Asociim Stabilizimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian nga ana e Parlamentit polak duke e quajtuar përvojën integruese polake në këtë drejtim të rëndësishme e të frytshme për ne.
Presidenti Topi vlerësoi gjithashtu edhe njohjen nga Polonia të pavarësisë së Kosovës, duke nënëvizuar faktin që kjo tregoi se çështja e Kosovës është një rast “sui generis” – i veçantë, dhe se tashmë rajoni ynë ka siguruar një paqe dhe qëndrueshmëri afatgjatë duke bashkëpunuar për zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik.
Nga ana e tij, Kryetari i Senatit të Polonisë, z. Bogdan Borusevic, pasi shprehu mirënjohjen për pritjen e rezervuar nga ana e Kreut të shtetit, vuri në pah marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe duke nënëvizuar faktin se senatorët e pranishëm në delegacion janë anëtarë të Grupit të Miqësisë parlamentar Poloni-Shqipëri. Z. Borusevic vlerësoi përparimet e vendit tonë duke shprehur njëkohësisht përkrahjen dhe mbështetjen për përpjekjet integruese të Shqipërisë në familjen evropiane – një perspektivë e qartë kjo që është në interes edhe të vetë Evropës.
Kryetari i Senatit të Republikës së Polonisë vlerësoi gjithashtu lart rolin stabilizues dhe moderator të Shqipërisë në rajonin ballkanik.