Presidenti Topi pret Ambasadorin e ri të Greqisë në vendin tonë, Nikolas Pazios.

26 qershor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e ri të Republikës së Greqisë në vendin tonë, Nikolas Pazios me rastin e paraqitjes së Letrave-kredenciale.
Në këtë takim, Presidenti Topi vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë dhe po ecin në mënyrë progresive mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe shprehu besimin në zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, për zhvillimin ekonomik, intensifikimin e shkëmbimeve tregtare, lëvizjen e lirë të njerëzve, etj.
Në vijim të bisedës, Kryetari i Shtetit u ndal në disa prej arritjeve thelbësore të vendit tonë në rrugën e tij të integrimit në strukturat euroatlantike, duke nënvizuar marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, si vlerësim ndaj reformave në vend dhe përgjegjësi ndaj përballjes së sfidave të përbashkëta. Në këtë drejtim, Presidenti Topi vlerësoi dhe mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për vendit tonë për integrimin në BE-së dhe në NATO duke u shprehur se shpreson në një ratifikim sa më të shpejtë të MSA-së nga parlamenti grek.
Duke i uruar Ambasadorit Pazios suksese në përmbushjen e misionit diplomatik në vendin tonë, Presidenti Topi i ka transmetuar atij përshëndetjet më të mira e miqësore për Presidentin e Greqisë, Papulias, me dëshirën për t’u takuar së afërmi në Tiranë.
Nga ana e tij, Ambasadori Pazios e falenderoi Presidentin Topi për pritjen dhe e siguroi atë se do të përmbushë me përkushtim detyrën e tij në Shqipëri, në shërbim të thellimit të bashkëpunimit të frytshëm dypalësh mes dy vendeve dhe popujve tanë. Z. Pazios theksoi se kjo vjen jo vetëm në kuadrin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona, por se Greqia e shikon Shqipërinë si një vend partner të rëndësishëm në konfigurimin rajonal duke e siguruar njëkohësisht Kreun e shtetit shqiptar rreth mbështetjes së palëkundur për përmbushjen e aspiratave integruese të vendit tonë.