E Diel, 1 Nëntor 2026

Zonja e Parë Teuta Topi merr pjesë në Forumin e Krans Montanës, në Monako.

27 qershor 2008

Zonja e Parë e Republikës së Shqipërisë, Teuta Topi merr pjesë në Sesionin e 19-të vjetor të Forumit të Krans Montanës, që zhvillohet në Monako, në datat 26-29 qershor 2008 me temë “Gruaja në jetën publike”.

Në këtë Forum do të diskutohet rreth çështjeve që kanë të bëjnë me barazinë gjinore në politikë, pjesëmarrjen e gruas në jetën parlamentare, sfidat me të cilat ajo përballet gjatë udhëheqjes së një shteti, ose qeverie, si dhe rolin e saj moderator në rastet e situatave politike konfliktuale dhe të situatave të tjera të vështira sociale.

Nesër, gjatë punimeve të Sesionit të 19-të vjetor të Forumit të Krans Montanës, Zonja e Parë Teuta Topi do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë, në të cilën do të trajtojë rolin e gruas në luftën kundër varfërisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›