Fjala e Zonjës së Parë, Teuta Topi në Sesionin e 19-të vjetor të Forumit të Krans Montanës në Monako.

28 qershor 2008
E nderuara kryetare të forumit!
Të nderuara Zonja të Para!
Të nderuar Zonja dhe Zotërinj!
Së pari dua të falenderoj organizatorët për mbajtjen e këtij forumi. Qëllimi i prezantimit tim është që të ndaj me ju sfidat, me të cilat po ndeshet Shqipëria në përpjekjet e saj për të ulur varfërinë dhe për t’ju paraqitur rolin e grave në luftën kundër varfërisë.
Është e vështirë të japësh një përkufizim përfundimtar për varfërinë, pasi ajo është një dukuri komplekse, që përfshin dimensione të ndryshme
Unë mendoj se kufizimi dhe zbutja e varfërisë janë një çështje ekzistenciale për botën e sotme, pasi ajo është një fenomen që e ka shoqëruar njerëzimin vazhdimisht, por që ndryshon nga njëra periudhë në tjetrën dhe nga një vend në tjetrin.
Njerëzimi sot kërcënohet seriozisht nga uria, nga mungesa e ushqimeve, që parashikohet të rrënojë vendet e prapambetura, gjë që do të çojë në krizë edhe vendet e zhvilluara, për shkak të ngritjes së çmimeve. Kishte kohë që besohej se uria ishte një fenomen botëror i kapërcyer. Kishte kohë që mendohej se teoritë maltuzianiste për pamundësinë e tokës për të ushqyer njerëzimin me rritjen e vet normale quheshin gati-gati të dështuara. Tani me administrimin e kësaj krize po merret OKB-ja. Por sipas meje varfëria e sotme, që po kalon nga shkalla relative në atë absolute, nga mungesa e standardit në mungesën e bukës, është një çështje e raporteve të njeriut me natyrën, të individit me shoqërinë, të një pjese të botës me pjesën tjetër. Kjo është çështje e shfrytëzimit të parakohshëm dhe joracional të burimeve natyrore. Në fund të fundit, ashtu si na ka paralajmëruar Al Gore në dokumentarin e tij tronditës, për të cilin me të drejtë u nderua me çmimin Nobel, njerëzimi gjendet para një horizonti të mbyllur, sepse modelet perspektive nuk janë të qarta.
Ne duhet ta shohim problemin me objektivitet. Varfëria kufizohet e zbutet duke ndaluar me ligj ato veprimtari që po shkatërrojnë ekosistemet e kësaj bote shumë të paqendrueshme.
Profili i varfërisë në Shqipëri
Shqipëria është një vend evropian jug-lindor në tranzicion, i cili që prej vitit 1991 është përballur me një periudhë të thellë reformash politike dhe ekonomike me qëllim vendosjen e një sistemi demokratik nëpërmjet mbrojtjes së të drejtave të njeriut si dhe rritjes së standarteve të jetesës nëpërmjet ekonomisë së tregut. Panvarsisht rritjes ekonomike të Shqipërisë (5 – 6% ne vit), ajo konsiderohet si një vend ku varfëria është një çështje aktuale Sipas të dhënave statistikore, një e katërta e popullsisë shqiptare vazhdon të jetojë në varfëri.
Sipas këtyre të dhënave është vënë re një pabarazi e dukshme midis zonave urbane dhe atyre rurale, ku zonat rurale janë më të varfëra se ato urbane.
Gjithashtu është vënë re që ulja e varfërisë në zonat rurale është më e ngadaltë se sa në zonat urbane.
Si mund t’i kapërcejmë sfidat e varfërisë?
Qeveria e Shqipërisë ka ndjekur një politikë të vazhdueshme për uljen e varfërisë nëpërmjet Strategjisë për Reduktimin e Varfërisë që prej vitit 2001, Strategjisë Kombëtare për Zhvillim Social dhe Ekonomik në vitin 2003 dhe aktualisht Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim. Programi kryesor anti-varfëri në Shqipëri është asistenca ekonomike. PNUD, Banka Botërore dhe OJQ-të po luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e varfërisë në Shqipëri nëpërmjet programeve dhe projekteve të veçanta.
Për zbutjen e varfërisë, gruaja luan një rol parësor. Që prej vitit 2000, ka nisur dhe është konsoliduar gjithnjë e më shumë një lëvizje kombëtare për fuqizimin politik të gruas, e cila arriti të ketë impaktet e saj në ndikimin e klimës politike dhe sociale në vend, në favor të balancës gjinore.
OJQ-të e grave në Shqipëri, kanë qenë shumë aktive në zhvillimet demokratike edhe pse shpesh u është dashur të operojnë në një shoqëri konservatore.
Kështu, shoqatat e grave realizuan dhe vazhdojnë të realizojnë një sërë aktivitetesh lidhur me të drejtat e grave e fëmijëve, përkujdesjen sociale e shëndetësore, rritjen e standarteve te jetesës në zonat rurale, zhvillimin ekonomik luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, etj.
Dukuria e mbizotërimit të femrave në listat e varfërisë në Shqipëri është shkaktuar nga ndryshime në organizimin e familjes, pabarazi në aksesin për shërbime publike, ose në cilësinë e tyre, mungesë të vëmendjes së veçantë ndaj çështjeve shëndetësore të grave, pabarazi në mbrojtjen shoqërore, pabarazi në tregun e punës, kufizime ligjore, paraligjore dhe kulturore në jetën publike.
Pabarazitë në respektimin e të drejtave të grave thellohen edhe nga niveli i dobët i përfaqësimit të tyre në procesin e vendimmarrjes. Pjesëmarrja e ulët e grave shqiptare në vendimmarrje, me vetëm 7% të vendeve në parlament, me vetëm 11 gra në poste drejtuese në qeverinë qendrore dhe me vetëm 2% të drejtuesve në qeverisjen vendore, është një pengesë shumë e madhe në realizimin e reformave dhe politikave të orientuara sipas nevojave të grave, fëmijëve dhe familjes. Në Shqipëri janë të regjistruara 614 shoqata nga të cilat 112 ose 18.24% janë të drejtura nga gratë.
Në të gjithë botën gratë paguajnë një çmim të lartë për pabarazitë gjinore. Ky është paradoks, pasi nëse gratë do të kishin të drejta dhe shanse të barabarta me burrat, dhe nëse nuk diskriminoheshin, ato do të ishin në gjendje që të ndihmonin veten, familjet, dhe komunitetet e tyre për të dalë nga varfëria.
Unë besoj se barazia gjinore është parakusht për zhdukjen e varfërisë, nxitjen e rritjes dhe një zhvilim të qëndrueshëm për të gjithë. Pra, barazia gjinore është edhe një qëllim më vete – dhe një mjet për të luftuar varfërinë, për të forcuar demokracinë dhe për të rritur zbatimin e të drejtave të njeriut. Këtë gjë e tregon dhe hartimi dhe miratimi i Strategjisë për Barazinë Gjinore e cila është pjesë e rëndësishme e Strategjisë për Zhvillim dhe Integrim.
Fuqizimi i grave në luftën kundër varfërisë
Unë personalisht jam e bindur se nevojitet pjesëmarrja e plotë si e burrave dhe e grave në luftën kundër varfërisë; ata duhet të ushtrojnë të njëjtat të drejta dhe duhet t’u jepen të njëjtat mundësi. Gjithsesi, jam shumë krenare të ushtroj detyrën e tërheqjes së vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar për një aspekt të rëndësishëm në programet anti-varfëri, që është fuqizimi i grave si partnere të rëndësishme në këtë luftë, duke i transformuar ato në agjentë të ndryshimit.
Ekziston një consensus, sipas të cilit roli i grave në uljen e varfërisë është thelbësor, si rrjedhim ato kanë nevojë dhe meritojnë të gjitha burimet dhe mjetet për të qenë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në këtë proces.
Për shkak të faktit se gratë përbëjnë shumicën (51%) e popullisë në Shqipëri, ato janë partnere shumë të rëndësishme në zhvillimin ekonomik dhe në luftën kundër varfërisë. Duke qenë shumë të prekura nga varfëria, gratë kanë dhe potenciale të mëdha për ta eleminuar atë. Pa pjesëmarrjen e grave është e pamundur që të realizohet qëllimi i qeverisë për të ulur varfërinë.
Investimi tek gratë jep shumë fryte: ai ndihmon që ato të kërkojnë të drejtat e tyre dhe të kuptojnë potencialin e tyre, ndërkohë që përfiton ekonomia dhe e gjithë shoqëria. Duhet të njihet dhe të kuptohet potenciali i femrave.
Investimi tek gratë do të thotë të ndryshohen sisteme që diskriminojnë gratë dhe të besosh tek gratë si faktore ndryshimi. Barazimi i mundësive për arsim dhe shëndetësi, punësim dhe pjesëmarrje në jetën publike do të japë fryte për brezat e ardhshëm.
Në bazë të përgjegjësisë time publike, iniciativa ime do të përqendrohet në fuqizimin e grave ekonomikisht, në programe trajnimi për gratë, në shërbimet e kujdesit për fëmijët, dhe në shërbimet shëndetësore për gratë.
Dhe unë mund t’ju them vetëm kaq: le ta shohim të vërtetën tërësisht në sy dhe të vëmë mendjen e shpirtin në veprim për të gjetur bashkërisht zgjidhje, ose së paku për ta bërë më të lehtë rrugën drejt së ardhmes.
Ju faleminderit!