E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi propozon Bujar Leskajn për kreun e KLSH-së

TIRANE- Presidenti Topi propozon Bujar Leskajn për postin e kreut të KLSH-së, dekret i cili pritet t’i kaloje Kuvendit për miratim.

Bujar Leskaj është propozimi i dytë që i çohet Kuvendit, për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit nga ana e Presidentit Topit, pas rrëzimit të kandidaturës së Sali Shehut.

Bujar Leskaj ka qenë deputet i Partisë Demokratike në vitet 2005-2009 dhe në periudhën shkurt 2005-mars 2007 ka ushtruar detyrën e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. 

Kush është Bujar Leskaj:
Ka lindur në 3 korrik 1966, në Vlorë.
I martuar dhe ka katër fëmijë
Grada shkencore:
Doktor i Shkencave ekonomike.
Edukimi:
UT, Fakulteti Gjeologji-Miniera - 1990; Inxhinier nafte
UT, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë - 1998; Ekonomist
UT, Fakulteti i Drejtësisë - 2002; Jurist
Universiteti i Nebraskës - Lincoln, SHBA, Departamenti i Menaxhimit
(Diplomë për mësimdhënie në nivel masteri në Administrim publik) - shkurt-qershor 2003.
UT, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, titulli Avokat - 2004;
Universiteti Bamberg, Gjermani - specializim për Financat publike - 2005 (shkurt).
Shkolla e Studimeve të thelluara pasuniversitare pranë Fakultetit të Ekonomisë (2002-2006);
Master në Financë ( Qershor 2006 )
Doktor i Shkencave ekonomike (në fushën e financës), dizertacioni i mbrojtur pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik me temë: "Senjorazhi dhe disa probleme të tij në Shqipëri" (2009).
Veprimtaria profesionale:
1993-1994: doganier në Degën e Doganës, Vlorë,
1994-1997: Kryetar i Degës së Doganës, Vlorë,
1997 (prill-gusht): Nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave,
2000-2005 pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndës “Paraja dhe Banka”,
2005 - 2009 pedagog i jashtëm në UT, Fakulteti i Ekonomisë,
Tetor 2009 e në vazhdim pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë,
Lektor i lëndëve “Paraja dhe Banka”, “Financë”.
Veprimtaria politike:
1997 (janar): anëtar aktiv i PD-së;
2001-2005: anëtar i Bordit financiar të PD-së;
2001 e në vazhdim: anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së zgjedhur nga Kuvendi i 7-të, i 8-të (2005) dhe i 9-të (2009), Kombëtar të Partisë;
2005 - 2009: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Legjislatura: XVII
Zona zgjedhore: 94
Qarku: Vlorë
Nr. i votave: 6272
Përqindja: 48%
Shtator 2005 - Mars 2007: Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit
2007 - 2009. Anëtar i delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Librat e botuar:
1 - "Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009", Tiranë 2009
2 - "Brenda dhe Jashtë…PARLAMENTIT (maj 2007-maj 2009)", Tiranë 2009
3 - "Senjorazhi” – Punim Doktorature, Tiranë 2009
4 – “Paraja dhe Banka” (Cikël Leksionesh), Tiranë 2011
5 – “Leksione në Financë” (Pjesa e I), Tiranë 2011;
6 – “Muzat e Qëndresës” (Nëpër libra të kryqëzuar) – Tiranë 2011.
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›