Presidenti Topi takohet me drejtuesit e kompanisë më të madhe kuvajtiane “Alimtiaz Investment Group”

28 maj 2012
Kuvajt Siti, Shteti i Kuvajtit
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i shoqëruar nga delegacioni zyrtar dhe sipërmarrës shqiptarë, zhvilloi sot në drekë një takim të rëndësishëm pune me përfaqësues të kompanisë më të madhe kuvajtiane “Alimtiaz Investment Group” dhe me drejtues të tjerë të bizneseve të ndryshme të Shtetit të Kuvajtit.
Pas përshëndetjes së përzemërt me Zëvendëskryetarin e Bordit dhe Drejtorin Administrativ, Ali Al-Zubaidin si dhe përfaqësuesit më të lartë të bizneseve tepër të njohura të Kuvajtit, pjesë e këtij grupi të rëndësishëm investitorësh, Presidenti Topi vuri në dukje periudhën shumë të favorshme ekonomike që po kalon Shqipëria dhe mundësitë që ajo u ofron investimeve në çdo fushë. Me këtë rast, Kreu i Shtetit theksoi se në Shqipëri ekziston kuadri i duhur ligjor, si edhe politikat fiskale, për sa i përket hapjes së bizneseve të reja dhe thithjes së kapitaleve të huaja. "Për të përmbushur këtë synim", – u shpreh Presidenti Topi. – "nevojiten projekte dhe hapa konkrete si vendosja e linjës ajrore direkte Tiranë-Kuvajt Siti, si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë nga pala kuvajtiane".
Presidenti i Republikës shprehu bindjen që vizita e tij dhe e delegacionit shqiptar, pas takimeve të rëndësishme me Drejtuesit më të lartë të Shtetit të Kuvajtit, do t’u hapë dyer të reja investitorëve kuvajtianë për ta rritur praninë e tyre në vendin tonë, në fusha të rëndësishme për të dy vendet tona, pas në këtë mënyrë u shërbehet më mirë interesave të popujve tanë.
Përfaqësuesit e Kompanisë së njohur kuvajtiane “Alimtiaz Investment Group”, në emër dhe të biznesmenëve të tjerë të pranishëm kuvajtianë, u shprehën se do të punojnë në drejtim të promovimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe atij të biznesit, duke nënvizuar se i shohin me mjaft interes investimet në Shqipëri dhe do të shtojnë së shpejti projektet e tyre në vendin tonë. Ata i drejtuan pyetje dhe kërkuan informacione më të detajuara lidhur me mundësitë për investime që ofron vendi ynë duke bashkëbiseduar dhe vendosur kontakte të drejtpërdrejta edhe me Zëvendësministrin e Jashtëm, Selim Belortaja, me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jakaj si dhe me sipërmarrësit e tjerë të pranishëm në këtë takim.
* * *
Po sot pasdite, Presidenti Topi zhvilloi edhe një takim të veçantë me Drejtuesin e Fondit Kuvajtian të Zhvillimit, Ganim Algonai.
Gjatë takimit, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shtetit të Kuvajtit në mjaft iniciativa të rëndësishme të vendit tonë, si dhe në proceset integruese të Shqipërisë, duke siguruar njëkohësisht angazhimin maksimal të shtetit shqiptar për gjallërimin e bashkëpunimit dypalësh në mjaft fusha, sidomos në atë ekonomike.
Presidenti Topi vuri në dukje në mënyrë të veçantë interesin për shtimin e investimeve të Shtetit të Kuvajtit në vendin tonë, zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në kuadër të projekteve konkrete në fushën energjetike, infrastrukturore, bujqësore, industriale, etj.
Në këtë drejtim, të dy bashkëbiseduesit shprehën dëshirën dhe vullnetin e mirë për shtimin e bashkëpunimit mes strukturave të ndryshme institucionale për gjetjen e mundësive dhe hapësirave të reja të bashkëveprimit, sidomos në drejtim të shtimit të investimeve në infrastrukturë, në sektorin minerar e atë të gazit e naftës.
Duke shprehur kënaqësinë e këtij takimi të frytshëm me Kryetarin e Shtetit shqiptar, Drejtuesi i Fondit Kuvajtian të Zhvillimit, Ganim Algonai, garantoi vazhdimësinë e nismave të ndryshme të përbashkëta dhe mbështetjen e fuqishme të vendit të tij, edhe në kuadër të Fondit Kuvajtian për Zhvillim, për projektet në vendin tonë, edhe në fushën aeroportuale, atë të arsimit, turizmit, shëndetit, etj.