Presidenti Topi takon Kryeministrin e Shtetit të Kuvajtit, Sheikun Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah

27 maj 2012
Kuvajt Siti, Shteti i Kuvajtit
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, u prit sot pasdite në një takim pune nga Kryeministri i Shtetit të Kuvajtit, Sheiku Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah, në të cilin ishin të pranishëm anëtarë të delegacionit zyrtar shqiptar dhe të qeverisë së Shtetit të Kuvajtit.
Duke shprehur falënderimet për pritjen e përzemërt, Kreu i Shtetit vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona, duke shprehur bindjen në forcimin e mëtejshëm të tyre. Gjithashtu, Presidenti Topi shprehu besimin në shtimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh në interes të të dy vendeve dhe popujve tanë.
Duke bërë një pasqyrë të detajuar të zhvillimeve në të gjitha fushat në vendin tonë, e duke u ndalur veçanërisht në reformat e ndërmarra në ekonomi me kuadrin ligjor të përshtatshëm për të thithur investitorë të huaj, Kryetari i Shtetit shfaqi vullnetin e mirë të shtetit shqiptar për të rritur bashkëpunimin shumëplanësh edhe me të gjitha vendet arabe, me synim çuarjen më tej të zhvillimit progresiv të Shqipërisë. Duke vënë në dukje fushat ku bashkëpunimi ekonomiko-tregtar mes dy vendeve tona mund të konkretizohet me projekte frytdhënëse si: energjitika, industria minerare, bujqësia, turizmi, blegtoria, agro-industria, Presidenti Topi dhe Kryeministri kuvajtian nënvizuan rëndësinë e kësaj vizite, e cila do të ndikojë ndjeshëm që klima e mirë e dialogut politik të përkthehet edhe në projekte konkrete si përshembull mundësia e vendosjes së një linje direkte ajrore mes dy vendeve tona.
Kryeministri i Shtetit të Kuvajtit, Sheik Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah, duke shprehur kënaqësinë e veçantë të takimit me Kreun e Shtetit shqiptar, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona duek shtuar se: "qeveria kuvajtiane i nxit dhe i inkurajon sipërmarrësit kuvajtianë që të shkojnë dhe të investojnë në Shqipëri në fusha me interes si turizmi, hoteleria, agro-industria, etj."
Gjithashtu, Kreu i Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, Sheiku Jaber Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah u shpreh i sigurt në vijimin e bashkëpunimit dypalësh në mjaft fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në sektorin e naftës e gazit, duke garantuar një forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kuvajtit.