Presidenti Topi takohet me kreun e koalicionit të së majtës italiane, "Partia Demokratike", Valter Veltroni.

15 tetor 2008
Romë,
Itali
Sot paradite, Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi një takim me Kreun e koalicionit të së majtës italiane, me Sekretarin kombëtar të Partisë Demokratike, z. Valter Veltroni, i cili shoqërohej edhe nga Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë, deputeti Lapo Pisteli.
Presidenti Topi vuri në dukje faktin se Italia është partneri kryesor strategjik politik dhe ekonomik i Shqipërisë dhe se për vetë historinë dhe raportet tradicionale mes popujve tanë, afërsinë gjeografike dhe lidhjet kulturore, marrëdhëniet bilaterale italo-shqiptare janë në një nivel të shkëlqyer në të gjitha fushat. Kreu i shtetit, pasi theksoi se këto marrëdhënie do të thellohen akoma edhe më tej, sidomos në fushën ekonomike dhe shkëmbimet tregtare, shprehu besimin në kontributin e vyer politik dhe institucional të zotit Veltroni në drejtim të rritjes së mëtejshme edhe të bashkëpunimit parlamentar, ku Italia do të vazhdojë të ofrojë ndihmesën dhe përvojën e saj në përmbushjen e aspiratës integruese evropiane të vendit tonë.
Pasi bëri një përshkrim të reformave themelore si reforma në drejtësi, ajo zgjedhore, ekonomike, etj, Presidenti Topi vuri në dukje arritjet dhe sukseset e Shqipërisë, duke shprehur njëkohësisht edhe vlerësimet e falenderimet për përkrahjen e vazhdueshme të Italisë në mbështetje të vendit tonë për integrimin e plotë në strukturat e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në Bashkimin Europian.
Presidenti Topi dhe Sekretari kombëtar i Partisë Demokratike ndanë të njëjtin mendim për sa i përket vijueshmërisë së kësaj përkrahjeje, si dhe vunë në pah faktin që Italia do të vazhdojë të luajë rolin e saj të rëndësishëm si avokatja e Shqipërisë duke dhënë mbështetjen maksimale dhe intensive në procesin integrues të vendit tonë në NATO dhe në Bashkimin Europian.
Zoti Veltroni u shpreh se vizita e Presidentit Topi në Itali dëshmon më së miri nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe dhe lidhjet e ngushta e të gjithanshme mes dy vendeve tona. Në takim u diskutua edhe për krizën financiare globale si dhe efektet që ajo mund të sjellë për ekonomitë e vendeve tona dhe masat e marra për parandalimin e përhapjes dhe thellimit të kësaj krize. Në këtë pikë, Presidenti Topi vuri në pah klimën e mirë ekonomike në Shqipëri dhe kushtet e favorshme që ajo ofron për investitorët e huaj dhe sidomos ata italianë.
Duke folur edhe për situatën në Ballkan, për të ardhmen e tij të sigurtë euro-atlantike, zoti Veltroni vlerësoi lart rolin moderator dhe pozitiv të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm edhe rolin e Italisë në këtë proces bashkëpunimi rajonal.