Presidenti Topi takon Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Xhanfranko Fini.

14 tetor 2008
Romë,
Itali
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe delegacioni që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali, i përbërë nga deputetë të mazhorancës dhe opozitës, u prit nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Xhanfranko Fini.
Presidenti Topi vlerësoi lart në këtë takim marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat: politike, institucionale, ekonomike e tregtare, që rrjedh edhe nga lidhje të thella historike miqësore që kanë ekzistuar mes Shqipërisë dhe Italisë, duke shprehur besimin në thellimin e mëtejshëm të tyre në shërbim të dy vendeve dhe popujve tanë.
Në këtë takim, Kryetari i Shtetit shprehu bindjen se diplomacia e ngushtë parlamentare midis dy vendeve tona do të vazhdojë të konsolidohet në të ardhmen si element thelbësor bashkëpunimi, ku Italia mund të japë eksperincën saj të madhe, si vend themelues i BE-së, në përafrimin e legjislacionit komunitar me vendin tonë. Kreu i shtetit shqiptar vuri në pah nevojën e liberalizmin e regjimit të vizave duke patur parasysh bashkësinë shqiptare në Italia, e cila është e integruar polotësisht në jeten e këtij vendi, dhe theksoi se ky liberalizim do të mundësonte lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, do të rriste edhe shkëmbimet ekonomike, tregtare, kulturore, etj.
Presidienti i Dhomës së Deputetetëve shprehu gatishmërinë e Italisë për të rritur ndjeshëm marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh, si dhe garantoi Presidentin Topi se vendi i tij mbështet fuqimisht përpjekjet integruese të Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
Presidenti Topi dhe z. Fini diskutuan edhe mbi situatën në rajon duke ndarë mendimin se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mbarë rajoni ballkanik është i orientuar krejtësisht drejt integrimit të plotë në strukturat euro-atlantike dhe thellimit së bashkëpunimit ekonomik. Z. Fini vlerësoi lart rolin moderues dhe të rëndësishëm të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan në drejtim të ruajtjes së paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë dhe rritjes së prosperitet ekonomik.
* * *
Në fund të ditës së parë të vizitës së tij zyrtare në Itali, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, të shoqëruar edhe nga delegacioni zyrtar morën pjesë në përurimin e librit të Kardinalit Sepe "Mos e vidhni shpresën" në Auditorin Augustinian. Në këtë aktivitet së bashku me Presidentin Topi ishte i pranishëm dhe Presidenti italian, Xhorxho Napolitano. Po sot Zonja e Parë, në kuadër të një programi të veçantë vizitoi Spitalin e njohur botërisht për kurimin e fëmijëve "Bambin Gesu".