Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi priten nga Kryetari i Bashkisë së Romës, Xhani Alemano.

15 tetor 2008
Romë,
Itali
Në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në Itali, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, të shoqëruar edhe nga delegacioni zyrtar, u pritën sot në mesditë nga Kryetari i Bashkisë së Romës, Xhani Alemano.
Para takimit Presidenti Topi la një shënim mirënjohjeje për mikpritjen e rezervuar në kryeqytetin e vendit fqinj në librin e përshtypjeve të Bashkisë romane. Gjatë takimit, Kreu i shtetit shqiptar shprehu vlerësime maksimale për marrëdhëniet e tanishme me Italinë dhe për nivelin e shkëlqyer të tyre duke vënë në pah edhe rëndësinë e shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë, që dëshmojnë në vazhdimësi për vullnetin e të konsoliduar politik të rritjes dhe forcimit të tyre.
Pasi bëri një pasqyrim të shkurtër të zhvillimeve dhe arritjeve kryesore në vend, Presidenti Topi theksoi se Shqipëria me sigurinë dhe kornizën e përshtatshme ligjore, është vend me mundësi të mëdha investimi, sidomos për investitorët italianë me financime direkte në projektet e infrastrukturës, të energjisë, shërbimeve publike, në krijimin e parqeve dhe zonave industriale, dhe në fushën aq premtuese të turizmit. Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen edhe për kujdesin e treguar nga qeveria italiane dhe nga pushteti vendor në Romë për mbështetjen që ajo u ka dhënë dhe u jep emigrantëve shqiptarë për integrimin e tyre në jetën social-ekonomike italiane, duke nënvizuar rolin dhe kontributin e veçantë që jep emigracioni shqiptar, si urë bashkëpunimi mes të dy vendeve. Presidenti Topi e ftoi Kryebashkiakun roman Alemano që të vizitojë Shqipërinë, ftesë e cila u pranua me kënaqësi dhe që do të përmbushet në një moment të përshtatshëm.
Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë së Romës, Xhani Alemano pasi vlerësoi vizitën e Presidentit Topi si një pikë kulmore në marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, theksoi nevojën për rritjen e mëtejshmë dhe frekuencat e vizitave të tilla të një niveli kaq të lartë, duke u shprehur se urat tradicionale dhe historike të bashkëpunimit tashmë janë konsoliduar dhe se ato mund të përforcohen edhe më tej nëpërmjet proceseve të binjakëzimit mes qyteteve italiane dhe atyre shqiptare.
Në përfundim të vizitës së tij në Bashkinë e Romës, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, të shoqëruar edhe nga delegacioni shqiptar vizituan muzeun e kësaj bashkie.