Presidenti Topi takon drejtuesin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti

29 qershor 2012
Prishtinë, Kosovë
Në vijim të agjendës zyrtare, Presidenti i Republikës, Prof. Dr, Bamir Topi, zhvilloi sot pasdite një takim me drejtuesin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, i cili është njëkohësisht Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Kuvendit të Kosovës si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj Lëvizjeje.
Pasi shprehu kënaqësinë e takimit me Kreun e Shtetit shqiptar, drejtuesi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, vlerësoi kontributin institucional e personal të Presidentit Topi dhe të institucioneve të Shqipërisë për mbështetjen e pakursyer në drejtim të zhvillimit të gjithanshëm të shtetit të ri të Kosovës, si dhe në përpjekjet e vazhdueshme për shtimin e njohjeve të saj ndërkombëtarisht.
Presidenti Topi vlerësoi këtë takim dhe rolin e rëndësishëm të Lëvizjes “Vetëvendosje”, në të gjitha angazhimet e saj intensive politike, por dhe të përfaqësuesve të saj në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se “më e rëndësishmja është gjetja e një gjuhe të përbashkët e të moderuar komunikimi, dialogu e bashkëpunimi mes palëve, pavarësisht mendimeve apo orientimeve të ndryshme politike, çka vlen si shembull edhe për kushtet e sotme të Shqipërisë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të realizohet synimi i përbashkët i dy vendeve tona drejt aspiratave integruese euroatlantike”.
Gjithashtu, në takim, Presidenti Topi dhe drejtuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje”, vlerësuan nivelin e shkëlqyera të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, duke shprehur bindjen në konsolidimin e mëtejshëm e të gjithanshëm të tyre në shërbim të qytetarëve, të forcimit të shtetit ligjor e institucioneve demokratike si dhe të rritjes së mirëqenies e zhvillimit ekonomik dhe mundësimit të një të ardhmeje të sigurtë e të begatë.