Presidenti Topi takon grupin konsultativ për procesin e përzgjedhjes së kandidaturave në Gjykatën Kushtetuese e Gjykatën e Lartë.

3 maj 2010
Presidenti i Republikës drejtoi sot takimin e grupit konsultativ në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për vendet vakant në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Në fillim të takimit, Presidenti Topi pasi i falënderoi të gjithë anëtarët e grupit të punës për gatishmërinë e tyre në ofrimin e asistencës juridike drejt standardeve të njohura e të pranuara për gjyqtarë me integritet të lartë moral e profesional. Presidenti Topi vuri në dukje se “ky është një proces tejet i rëndësishëm dhe jo thjesht formalitet. Ky proces është transparent, thelbësor analitik dhe i shtrirë në kohë.”
Kryetari i Shtetit përsëriti vendosmërinë për përzgjedhjen e kandidaturave më të spikatura profesionalisht. “Në këtë proces do të bëj kujdes të mos zgjedh kandidatura të një profili politik, për t’i dhënë jetë parimit të ndarjes së pushtetit politik nga pushteti gjyqësor e natyrisht pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Këto zgjedhje, do bazohen në dy shtylla thelbësore: integriteti moral e integriteti professional. Procesi do të realizohet në transparencë, objektivitet dhe ekuilibër për të garantuar për të gjithë konsolidimin e shtetit të së drejtës. Dëshiroj të falenderoj të gjithë të interesuarit që kanë paraqitur kandidaturat e tyre në këtë process, i cili ndodhet në fazën e vet përfundimtare!”
Ekspertët ligjorë vlerësuar ecurinë dhe transparencën këtij procesi për përmirësimin e kritereve në përzgjedhjen e kandidaturave për antarë të Gjykatës Kushtetuese e Gjykatës së Lartë.
Në takim ishin të pranishëm dhe morën pjesë në komunikim me Presidentin përfaqësues të Misionit “EURALIUS” të Bashkimit Evropian, të Pranisë së OSBE-së e të programit “OPDAT” pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.