E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit: Heqja e vizave, ska gjë më të bukur për nënat që do të takohen me fëmijët, nipërit e mbesat.

Gratë janë ajo pjesë e shoqërisë që duan vetëm paqe, shohin vetëm drejt së ardhmes, që vazhdojnë të jenë agjente të ndryshimit ashtu si Shqipëria ka ndryshuar, tha sot Kryetarja e Kuvendit në konferëncën Roli i Grave në politikë, një bashkëpunim i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasadës franceze, organizuar në mjediset e Kuvendit. Në fjalën e saj zonja Jozefina Topalli theksoi se : Sot jemi në një moment kur Shqipëria pret të hiqen vizat. A ka gjë më të bukur për çdo nënë shqiptare që ka fëmijën në emigracion që të vijë momenti kur ajo mund të shkojë të shohë djalin e saj, vajzën e saj, nipin dhe mbesën e saj. Ska gjë më të bukur dhe në arritjen e këtij synimi është punuar fort. Është punuar fort nga Qeveria, është punuar fort nga Parlamenti. Kryetarja e Kuvendit në përshendetjen e saj në prani të ambasadoreve të Francës, Zvicrës, Polonisë, Egjiptit, drejtores së kërkimit shkencor CNRS, Mossuz-Lavau, Ministrit të Punës dhe çështjeve të barabarta, Ksera, deputeteve të Kuvendit, personaliteteve gra të arsimit e gjyqsorit, ndër të tjera tha:
Së pari dëshiroj të falenderoj ambasadën franceze për bashkëpunimin në organizimin e këtij takimi me Kuvendin e Shqipërisë Për rolin e gruas në politikë. Një temë krejt e veçantë. Dua të falenderoj të gjithë ambasadorët që kanë pranuar këtë ftesë: të Zvicrës, të Polonisë, të Egjiptit. Dua të falënderoj ministrat, zëvendësministrat, zonjat dhe zotërinjtë deputetë dhe miqtë e tjerë. Kuvendi i Shqipërisë gjatë të gjithë kësaj periudhe ka qenë një ndër institucionet që ka marrë lidershipin në lidhje me rolin e gruas në politikë dhe Shqipëria ka shumë gjëra për të thënë në lidhje me këtë temë. Shqipëria është një vend ku shifrat janë në favor të gruas. 52% e popullsisë së vendit janë gra, 50% e tyre jetojnë në zonat rurale dhe lindin mesatarisht dy fëmijë. Jetëgjatësia e tyre është 75 vjeç. Niveli arsimor i grave është i njëjtë me atë të burrave, madje në disa raste është edhe më i lartë. 95% e grave janë të shkolluara. 43,6% e grave janë pedagoge në universitetet shqiptare, në ambientet akademike. 20% e grave janë parlamentare dhe në përgjithësi gratë zënë 40% të të punësuarve në ministri dhe në institucione të tjera të larta shtetërore.
Mendoj se këto janë shifra inkurajuese. Janë shifra që kanë ardhur vazhdimisht në rritje. Unë kam pasur fatin të jem Kryetare e Kuvendit dhe së bashku me koleget e tjera deputete, në bashkëpunim me burrat, them se kemi të gjitha arsyet për të qenë krenare për rolin dhe kontributin që si gra, edhe në bashkëpunim me kolegët burra, kemi dhënë për shoqërinë tonë. Kam qenë me fat qoftë në legjislaturën e kaluar, qoftë në këtë legjislaturë, që kemi bërë të mundur vendi ynë të anëtarësohet në NATO. Jam krenare për faktin që gjatë kësaj periudhe kemi bërë të mundur dorëzimin e pyetsorit dhe në përgjigjet e pyetsorit, që ka qenë një punë titanike, shumica e pjesëmarrësve në këtë punë gjigande kanë qenë gra, zonja dhe vajza të reja dhe unë dua ti falenderoj ato. Jam krenare që bashkë me koleget gra, gjatë të gjithë kësaj periudhe, kemi kalur në Kuvend ligje dhe reforma të jashtëzakonshme. Ligje që kërkoheshin për liberalizimin e vizave, ligjin e njohur si ligji anti-mafia, ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve që bashkëpunojnë me drejtësinë dhe një sërë ligjesh të tjera. Ishte një revolucion fakti që në Parlament u kalua ligji kundër diskriminit, të cilin vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian nuk e kanë. Jam shumë e kënaqur që javën e kaluar ne votuam në krye të këtij institucioni të ri kundër diskriminimit një zonjë tjetër, një pedadoge, një njeri që ka qenë aktivisht e përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në luftën kundër diskriminimit qoftë të orientimeve seksuale, të etnisë, gjinisë, të minoriteteve, të fëmijëve, etj.
Këto janë tema shumë të rëndësishme të cilat diskutohen dhe për të cilat shqiptarët janë shumë të hapur dhe shumë tolerantë. Padyshim që unë e kam besuar, por sot mund të them se jam dëshmitare e një fakti real: gratë janë agjentë ndryshimi, janë agjentë ndryshimi në familjet e tyre, janë agjentë ndryshimi në komunitetet e tyre, janë agjentë ndryshimi në jetën akademike, janë agjentë ndryshimi në jetën e biznesit, në lidershipin e bizneseve të ndryshme, siç janë agjentë ndryshimi edhe në jetën parlamentare dhe në jetën politike në përgjithësi.
Shkuarja drejt përfaqësimit të barabartë, proporcionalisht me atë që është në shoqëri dhe në nivelet e vendim-marrjes është çështje e së drejtës dhe është çështje e demokracisë dhe për këtë ne nuk do të reshtim asnjëherë së luftuari. Por, mbi të gjitha ne gratë jemi të lume, që zoti na ka bërë dhuratën që të kemi të drejtën e amësisë. Është gjëja më e bukur që një gruaje mund ti ndodhë në jetë. Dhurata e amësisë është gjëja më e jashtëzakonshme dhe kjo dhuratë e bën që në momentin që gruaja bëhet me fëmijë, ajo nuk është më ajo që ishte një ditë përpara se të bëhej me fëmijë. Është diçka tjetër, sheh me sy tjetër. Është më e gjerë, është më tolerante. Vetëm gruaja është personi që nuk sheh dhe nuk pranon mure, por ndërton vetëm ura. Është gruaja që edhe në rastet e vështirësive sheh me optimizëm jetën, sepse e krijon jetën, e do jetën dhe kjo kërkon respektin e të gjithë pjesës tjetër të shoqërisë. Natyrisht gjërat nuk janë shumë të thjeshta, as nuk janë të lehta.
Unë falenderoj koleget e mia që kanë punuar gjatë të gjithë kësaj periudhe për tema të rëndësishme në Kuvend: për mbrojtjen e shëndetit të gruas, për luftën kundër kancerit, që është kthyer në një epidemic, por që duhet parë me optimizëm kur ajo luftohet, shihet ose kuptohet që në fillimet e saj. Sepse, nga një sëmundje fatale, mund të kthehet në sëmundje kronike, e cila mund të kapërcehet si të gjithë të tjerat.
Unë u kërkoj të gjithë pjesëmarrësve në këtë tryezë që në luftën kundër kancerit ne duhet të punojmë edhe më fort. Të jemi të pranishëm në çdo, ambient, në çdo institucion, në çdo fshat, në çdo qytet. Por ka edhe tema të tjera të cilat Parlamenti i ka trajtuar, siç është tema e dhunës në familje. Është një ndër fenomenet më të rënda, më të dhimbshme, më të papranueshme. Kurrë nuk mund të ngrihet dora mbi një grua, kurrë nuk mund të mendosh, e aq më pak të veprosh në dhunim të një gruaje. Aq më pak kundër një fëmije. Ai që ngre dorën kundër gruas mund të bëjë çdo gjë. Ai që dhunon fëmijën mund të bëjë çdo gjë. Ai nuk e do familjen.
Gruaja është shtylla kurrizore e familjes. Duke qenë shtylla kurrizore e familjes ajo është shtylla kurrizore e shoqërisë. Dhe, nëse në 20 vite, ky vend, ndryshe nga të gjitha vendet e tjera, në kohën më të shkurtër ka bërë rrugën më të gjatë, kjo është për shkak dhe kryesisht falë punës së përditshme të çdo gruaje. Duke filluar nga familja. Vendimet më të rëndësishme fillojnë nga tavolina në familje dhe pastaj vazhdojnë në tryezat e tjera të vendim-marrjes. Lufta në vendim-marrje duke filluar nga tavolinat në familje në tavolinat e vendim-marrjes nuk duhet të ndalet asnjëherë kundër dhunës në familje, kundër konceptit të dhunës. Ne jemi një shoqëri nuk e pranon dhunën, por, ne jemi një shoqëri që u themi hapur atyre burrave që guxojnë të ngrenë dorën kundër fëmijës Stop! Ne nuk të lemë. Natyrisht kjo nuk është e lehtë. Nuk është çështje private, është çështje publike dhe si e tillë, mua më vjen mirë që këtu shoh edhe gjykatëse, edhe punonjës të policisë. Bashkëpunimi për këtë çështje kaq të rëndësishme, kaq delikate duhet të jetë edhe më i fortë midis nesh.
Sot jemi në një moment kur Shqipëria pret të hiqen vizat. A ka gjë më të bukur për çdo nënë shqiptare që ka fëmijën në emigracion që të vijë momenti kur ajo mund të shkojë të shohë djalin e saj, vajzën e saj, nipin dhe mbesën e saj. Ska gjë më të bukur dhe në arritjen e këtij synimi është punuar fort. Është punuar fort nga Qeveria, është punuar fort nga Parlamenti. Jam jashtëzakonisht krenare nga raporti i Komisionit Europian për heqjen e vizave. Ashtu si arritja e datave të tjera historike për vendin tonë edhe kjo është një datë dhe do të jetë një datë e tillë, ky vit do të jetë një vit i jashtëzakonshëm. Je

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›