Presidenti Topi u ben thirrje partive te kthehen tek dialogu dhe zgjedhjet vendore

Presidenti i Shqiperise Bamir Topi u beri sot thirrje partive politike qe ne keto caste te renda e delikate per vendin tu rikthehen standarteve demokratike dhe frymes se konsensusit. Presidenti Topi theksoi ne nje deklarate ne mesdite se klasa politike duhet te gjeje e te perdore te gjithe mekanizmat ligjore e demokratike ne interes te Shqiperise dhe shtetasve te saj per te dale nga kjo situate problematike per te siguruar qetesine dhe stabilitetin e duhur per vendin dhe shoqerine shqiptare ne realizim te projekteve dhe te ardhmes evropiane.
Ne kete drejtim sugjeroj se pezullimi i perkohshem i cfaredolloj demonstrate apo tubimi publik do te kontribuonte ndjeshem ne uljen e tensionit si dhe mundesimit te hapesirave te duhura per institucionet e pavarura te drejtesise qe te zhvillojne nje hetim teresor transparent te paanshem dhe profesional. Nga ana tjeter duhet qe per stabilizimin e menjehershem te situates si mazhoranca ashtu edhe opozita te gjejne vullnetin e duhur politik dhe individual e te rivendosin menjehere dialogun politik institucional - tha zoti Topi.
Presidenti Topi e beri deklaraten e tij pas takimit me delegacionin e posacem te Bashkimit Evropian mes te cileve u diskutua situata e rende politike qe pasuan ngjarjet e dhunshme te 21 janarit. Zoti Topi theksoi ne deklarate se eshte nevoje jetike qe te rifitohet qetesia te rigjehet maturia vullneti i mire si dhe gjuha e dialogut institucional nga te gjitha palet e politikes sepse sipas tij vetem kjo do te sillte serish normalizimin e jetes se qytetareve dhe funksionimit normal te nje shteti ligjor modern e demokratik.
Ne kete prizem nuk duhet harruar se zgjedhjet vendore po afrohen gjithnje e me shume dhe ne prag te tyre eshte detyrim ligjor dhe moral i mbare klases dhe aktoreve politike shqiptare qe te garantojne me pergjegjesine me te madhe nje klime te qete nje zhvillim normal dhe administrim korrekt te zgjedhjeve dhe rezultateve qe do te dalin prej tyre. Qytetaret shqiptare duhen lejuar dhe mundesuar qe te shprehin vullnetin e tyre te lire vetem nepermjet votes se pacenuar e te pa manipuluar nga askush ne menyre qe Shqiperia te kete shansin per tu bere pjese realisht edhe zyrtarisht nje anetare e denje dhe e barabarte e familjes se madhe evropiane - tha zoti Topi.
Presidenti Topi theksoi se qytetaret shqiptare aspirojne integrimin ne Bashkimin Europian dhe nuk mund te qendrojne peng pafundesisht i retorikes gjithnje e me te ashper ne publik te aktoreve dhe faktoreve politike. Ai deklaroi se se bashku me BE-ne dhe organizma te tjera nderkombetare denoi dhunen e pajustifikuar ne 21 janar duke theksuar se rendi kushtetues e publik jeta e qytetareve dhe e punonjesve ne detyre si dhe institucionet e shtetit jane te shenjta e te paprekshme.
Sipas tij e ardhmja evropiane e Shqiperise varet nga sjellja e pergjegjshme atdhetare dhe vizionare e drejtuesve politike te mbare spektrit politik dhe se nga dialogu konstruktiv i maturuar dhe me tone te qeta e te civilizuara mes paleve eshte rruga e vetme e domosdoshme drejt zgjidhjes se mosmarreveshjes politike dhe garanti i stabilitetit i funksionimit normal te shtetit ligjor si dhe respekti i plote per institucioneve ne vend.