Kryeministri Berisha anulon tubimin e se shtunes

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha njoftoi sot se tubimi i te shtunes eshte anuluar per te shmangur cdo keqkuptim se ai mund te ishte nje prove force me opoziten.
Kryeministri Berisha tha se tubimi qytetar i te shtunes kishte vetem qellime paqesore e kunder dhunes por anulimi i tij ishte nje keshille e diplomateve amerikane dhe e shume shqiptareve nga diaspora qe kerkonin me mesazhe me mire te mos behet tubimi qe te shmangen befasirat.
Zoti Berisha u beri thirrje drejtuesve te opozites qe te mos manipulojne pjesemarresit e tubimit te tyre te dites se premte sepse pergjegjesia do te mbetet tek kryetari i Partise Socialiste Edi Rama.
Kryeministri Berisha falenderoi SHBA qe pranuan te bashkepunojne per nje hetim te besueshem dhe paanshem ne shkalle nderkombetare te kesaj ngjarjeje duke shprehur perseri rezerva per punen e deritanishme te Prokurores se Pergjithshme.
Ai njoftoi se per te ndihmuar hetimin e sakte e te shpejte qeveria do te ndaje menjehere nje fond te posacem shperblimesh per deshmitaret qe do ti japin organeve te drejtesise fakte e prova te vlefshme per te ndricuar ngjarjen e 21 janarit.